QSUT dështon në transplantin e veshkave, 1 operacion në vit
Drejtoria e spitalit: Ndërprerja e transplantit të veshkave, për mungesë fondesh Realizimi i transplantit të veshkave nuk po realizohet më në sistemin publik. Ndonëse në muajin mars të këtij viti mbushet një vit nga realizimi i transplantit të parë të veshkave në spitalin publik "Nënë Tereza", kjo arritje e mjekëve tanë nuk u pasua nga ndërhyrje të tjera edhe pse u premtua se do të realizohet të paktën një transplant në muaj. Mjekët e shërbimit të nefrologjisë si dhe vet shefi i këtij pavijoni bën me dije se kjo ndërprerje e operacioneve është bërë
për arsye se mjekët italianë nuk kanë ardhur më për të ofruar asistencën e tyre. Megjithatë, ata pohojnë se ka kërkuar që ndërhyrjet tashmë të realizohen edhe pa asistencën e kirurgëve italianë, pasi këtë mund ta përballojnë vetë mjekët tanë. Ndërsa burimet zyrtare pranë drejtorisë së QSUT-ës, pohon se ndërprerja e transplantit është bërë pasi, nuk ishte parashikuar në buxhet për vitin 2009, por premtoni se do të rifillojë në dy muajt e parë të këtij viti që sapo ka filluar. Ndërsa pacientët e sëmurë rëndë presin çdo ditë që transplanti i veshkave t'u dhurojë një jetë më të gjatë dhe më cilësore, pasi nuk munden më të mbeten të lidhur pas dializës. TransplantiJanë me dhjetëra pacientë që presin të realizojnë transplantin e veshkave në sistemin publik, por mesa duket kjo ka mbetur vetëm një ëndërr për ta. Premtimi se do të ofrohej të pakën një transplant në muaj ka mbetur vetëm premtim. Mjekët e shërbimit të Nefrologjisë, shpjegon se mjekët italianë që asistuan në transplantin e parë nuk kanë ardhur, pasi edhe kontratat e tyre me Interreg III mbaroi ndaj dhe ka pasur ndërprerje të ndërhyrjeve të tilla kaq të specializuara. "Kam biseduar edhe me kolegët e tjerë dhe kërkova që transplati i dytë të realizohet vetëm nga mjekët shqiptarë. Unë kam besim të plotë se stafi ynë është specializuar për të përballuar me sukses një ndërhyrje të tillë, ndaj nuk kemi pse vonojmë", ka pohuar shefi i Nefrologjis Nestor Thereska, duke shtuar se ka plot pacientë që e kanë të nevojshme transplantin e veshkave dhe janë në listë pritje. Ndërsa, sa i takon buxhetit për transplantin, ata theksoi se për këtë duhet të përgjigjet drejtoria, pasi janë ata që vendosin për anën administrative të ndërhyrjeve të specializuara dhe të kushtueshme. Drejtoria Ndërprerjen e transplantit të veshkave drejtoria e QSUT-së e ka justifikuar me mungesën e fondeve, pasi kjo ndërhyrje nuk ishte planifikuar në buxhetin e këtij viti. Burimet zyrtarë pranë këtij spitali kanë pohuar për gazetën se problemi nuk qëndron te mungesa e profesionalizmit të mjekëve tanë për të realizuar këtë ndërhyrje, por pikërisht te paratë. "Nuk ishte parashikuar në buxhet për transplantin këtë vit. Megjithatë, transplanti do të rifillojë që në janar të vitit 2010, pasi do të këtë një zë të veçantë, pikërisht për këto ndërhyrje", pohojnë burimet në drejtori. Sipas po të njëjtave burime bëhet e ditur se mjekët italianë e kanë mbyllur kontratën, ndaj dhe kjo ndërhyrje, tashmë, do të realizohet vetëm nga mjekët tanë. 26 marsi i vitit 2009 shënoi realizimin e transplantit të parë në vendin tonë në spitalin publik QSUT. Ndërsa 10 transplante të veshkës në vit kërkohen afërsisht në vendin tonë, sipas mjekëve të QSUT-së. 180 pacientë të sëmurë me veshka trajtohen aktualisht në dializë në spitalin "Nënë Tereza". Por 50 operacione në vit realizohen në shërbimin e Urologjisë në QSUT me kancer në veshka. Një tjetër sëmundje tepër e rëndë për pacientët është dhe kanceri i veshkës, ku në citë bëhen 50 operacione. Sipas mjekëve urologë, kanceri i veshkës po njeh rritje të dukshme gjatë viteve të fundit. Në Klinikën e Urologjisë, pranë QSUT-së, kryhen rreth 50 operacione në vit, ku grup mosha më e prekur është 40-60 vjeç, por nuk mungojnë dhe grup moshat më të reja. Kurimi, 15 mijë euro për një pacientKalkulimet e bëra nga Drejtoria Ekonomike në Ministrinë e Shëndetësisë kanë nxjerrë se duhen 15 mijë euro në vit për të kuruar një pacient, i cili vuan nga sëmundje të veshkave dhe kryen dializë. Kostoja e këtyre pacientëve është përllogaritur vitet e fundit, ndërkohë që kurimi për pacientët e tjerë, që nuk marrin këtë shërbim, por mjekime të tjera, shkon deri në 5 mijë euro në vit. Edhe vetë mjekët nefrologë pranojnë për çmimet e shtrenjta të medikamenteve që kurojnë atë, si dhe pamundësitë e buxhetit për të mbuluar të gjitha këto shpenzime. Këto sëmundje janë të kushtueshme për buxhetin e qeverisë në vendin tonë. Megjithëse nga viti në vit buxheti është rritur, sidomos tre vitet e fundit. Por, nga ana tjetër, sipas specialistëve, është rritur ndjeshëm edhe numri i pacienteve, të cilët kërkojnë trajtim. Vetëm në QSUT trajtohen 103 persona, kurse në të gjithë vendin janë 164 persona. E vetmja mënyrë shpëtimi për këta të sëmurë është kryerja e transplantimit të veshkës, por që kjo është e pamundur.Liri Mëhalla