Dyshime terrori kur dogji flamurin e Izraelit
03/05/2011 Italianët publikojnë detaje pas dëbimit të 26-vjeçarit shqiptar nga ministri Maroni
Në manifestim, për solidaritet me palestinezët, dogji flamurin e hebrenjve
ITALI- Pa kaluar 2 ditë nga dëbimi i shqiptarit Sokol Hakani, për prirje terroriste, por asnjëherë të vërtetuara, policia italiane publikon detaje nga aktiviteti i dyshuar për vitet e fundit, ku rasti që spikat është ai i djegies së flamurit izraelit në shenjë solidariteti me popullin palestinez. Marangozi beqar, 26 vjeç, ishte dalluar nga shërbimi inteligjent italian në një protestë, në vitin 2002, kur i vuri flakën flamurit të hebrenjve dhe prej asaj dite ishte mbajtur nën vëzhgim të rreptë. Në orët e para të së shtunës policia e DIGOS në Reggio Emilia, pas hetimit të detajuar dhe kompleks që zgjati 2 vjet për “përfshirje në ambiente të terrorizmit ndërkombëtar e fundamentalist”, zbatoi urdhrin e Roberto Maronit, ministrit të Punëve të Brendshme për dëbim nga territori italian të Hakanit me motivacionin se “prania e tij në territorin italian është një kërcënim për sigurinë e shtetit”. Ndaj 26-vjeçarit nuk rëndon asnjë akuzë nga ana e palës shqiptare, ndaj ai sot është i lirë, ndonëse burime të pakonfirmuara janë shprehur se SHISH ka nisur verifikimet ndaj këtij personi, por pa saktësuar asgjë.
Bota e errët e Hakanit
Mediat italiane shkruajnë se në rrjedhën hetimeve rezulton se i riu kishte kontakte me përfaqësuesit e radikalizmit islamik në pjesë të tjera të botës dhe shpesh klikonte në internet tek faqet ku xhihadistët mësojnë si të përgatisin mjete shpërthyese. Sipas hetimeve, shqiptari kishte vepruar konkretisht duke u përpjekur të krijonte skenarë lufte për të dalë në krahë të muxhahedinëve. Sokol Hakani, jetonte nga viti 2002, në Reggio Emilia, me statusin beqar e profesionin marangoz. Por ishte vënë re kur dogji një flamur izraelit gjatë manifestimit në qendrën historike të qytetit në janar 2009, të organizuar për të shprehur solidaritetin për popullin palestinez, një ngjarje me pjesëmarrjen e shumë të huajve, ku shpërndahej informacion propagandistik për xhihadin. Por pavarësisht këtyre, atij kurrë nuk iu vërtetua pjesëmarrja në ndonjë aktivitet terrorist, por mbeti vetëm i dyshuar.