Policia: Ishte bombol gazi, nuk ishte material luftarak
03/05/2011 Shpërthimi pranë çadrës së PS-së
Një shpërthim është dëgjuar dje pranë çadrës së PS-së në Tiranë dhe një person është plagosur. Menjëherë policia ka rrethuar zonën dhe më pas ka filluar hetimet, nga ku sipas burimeve policore rezulton se një bombol gazi, pra nuk ka pasur material shpërthyes luftarak. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 dhe menjëherë në vend kanë mbërritur forcat policore. Nga ana e PS-së deri në orët e mbrëmjes nuk ka pasur ndonjë deklaratë në lidhje me këtë çështje, ndërkohë mësohet se personi i plagosur është shtruar në Spitalin Ushtarak. Gjithsesi, policia shprehet se në ditët në vazhdim do të hetojë nëse ngjarja është diçka e rastësishme apo e qëllimshme. Policia ka mbajtur të rrethuar çadrën e PS-së deri në orët e vona të mbrëmjes, ndërkohë që ka evakuar përkohësisht përkrahësit e PS-së që ndodheshin atje.