Shqiptarët e Ali Pashës nuk e çmonin paranë
Autori i Lajmit: red.
Napoleoni dy herë i ishte zotuar ta bëjë mbret të Epirit, po atij i pëlqen më fort të mbetet me anglezët dhe i urren francezët, si më tha edhe vetë. E çmojnë aq shumë, sa i bëjnë lajka dhe francezët, edhe anglezët, meqenëse shqiptarët janë luftëtarët më të mirë të Sulltanit, ndonëse Aliu sa për sy e faqe varet nga Porta.
Bonoparti i dërgoi një kuti duhani me pikturën e tij. Tha se kutia ishte e bukur, por sa për surratin, mund të mos ia kishte dërguar, pasi s e hante malli shumë, as për atë, as për origjinalin
Prevezë, 12 nëntor 1809
Nëna ime e dashur, ka ca kohë që ndodhem në Turqi: ky qytet është në bregdet, por kam udhëtuar thellë në principatën e Shqipërisë për të vizituar Pashanë. Lashë Maltën në luftanijen “Spider” më 21 shtator dhe brenda tetë ditësh arrita në Prevezë. Së këtejmi kam udhëtuar nja 150 milje gjer në Tepelenë, në pallatin veror të Naltësisë së tij, ku qëndrova tri ditë. Emri i Pashait është Ali dhe e mbajnë për burrë me zotësi të rralla: Eshtë sundimtar i gjithë Ilirisë së moçme, i Epirit dhe i një pjese të Maqedonisë.
I biri, Veli Pasha, për të cilin më kanë dhënë letra, qeveris Morenë dhe ka ndikim të madh në Egjipt. Me një fjalë është një nga burrat më të fuqishëm në Perandorinë Otomane. Kur arrita në Janinë, në kryeqytetin e tij, pas një udhëtimi prej tri ditësh nëpër male, të një vendi me bukurira nga më piktoresket, mora vesh se Ali Pasha gjendej me ushtrinë e tij në Iliri, ku kishte rrethuar Ibrahim Pashën në kalanë e Beratit.
I kishin thënë se një anglez nga derë e madhe ndodhej në principatën e tij dhe i kishte dhënë urdhër komandantit në Janinë të më bënte konak e të më pajiste me të gjitha të mirat gratis; dhe ndonëse më kanë lejuar t u jap peshqeshe robërve, nuk më kanë lejuar të paguaj asgjë send për harxhet e tjera. Hipur në kuajt e vezirit dola për shëtitje dhe pashë pallatet e tij e të nipërve; janë pallate madhështore, por të stolisura së tepërmi në ar e në mëndafsh. Pastaj kalova nëpër male përmes Zicës, një fshat me manastir ortodoks, (ku fjeta në të kthyer), në më të bukurin vend që kam parë (përveç Cintrës në Portugali). Të nëntën ditë arrita në Tepelenë. Na u zgjat shumë udhëtimi prej shirave e rrëpirave që prisnin udhën.
Pashë veshjet më të bukura në botë
Kurrë s do ta harroj pamjen e mrekullueshme më të hyrë në Tepelenë në orën 5 ndajnatherë kur po perëndonte dielli. Më solli në mend (me pak ndryshime të veshjes) përshkrimin që i bën Skoti kështjellës Brankseme në këngën e tij dhe sistemin feudal. Shqiptarët me petkun e tyre (me më të bukurin në botë; me fustanellë të gjatë të bardhë, tallagane të qëndisura me ar me anteri e jelek kadifeje të kuqe të qëndisura me oje të arta), me jataganë e pisqollë të sërmët, tartarët me feste të gjata, turqit me qyrk të madh e turban, ushtarët togje-togje në qoshkun e madh të hapur në ballë të pallatit dhe skllevërit arapë në galeri të madhe, të gjatë me kuaj të vendosur në një qilar përposht, dyqind atllarë të shiluar dhe gati të sulen në çdo moment, kalorës duke sjellë e duke shpënë lajmet e ndryshme, daullet e mujezinët që thërrasin izanë nga minaretë e xhamive - të gjitha këto me pamjen e jashtëzakonshme të ndërtesës vetë, sajonin një skenë të re gëzimi për sytë e një të huaji. Më përcollën në një konak shumë të këndshëm dhe sekretari i vezirit erdhi të më përshëndesë, në mënyrë allaturka.
Pashai si shqiptar, nderoi tek unë fisin, jo titullin
Të nesërmen më shpunë tek Ali Pasha. Isha veshur me uniformë të plotë shtabi, me shpatë madhështore etj. Veziri më priti në një odë të madhe të shtruar me mermer; një shatërvan vrijonte ujët në mes të saj, oda e shtruar rreth e rrotull me otomane të kuqërremtë. Më priti në këmbë, shenjë e një nderimi të madh nga një mysliman dhe më vuri të rri në shesh në krah të djathtë të tij. Kam një terxhuman grek që të merrem vesh, por mjeku i Aliut, Femlario që di latinisht më shërben për këtë rast. E para pyetje që më bëri është se përse jam larguar prej atdheut në një moshë kaq të re? (Turqit s kanë ide për udhëtimet e për qejf). Pastaj tha se ministri anglez, kapiteni Leake, i kishte treguar se qeshë nga derë e madhe. Më porositi t i dërgoj nderimet e tij nënës sime, dhe ja tek po t i dërgoj në emër të Ali Pashës. Më tha se qe i bindur se isha prej oxhaku se kisha veshë të vegjël, flokë kaçurrela dhe duar të vogla të bardha dhe u duk shumë-shumë i kënaqur nga pamja dhe paraqitja ime. Më tha ta kisha si baba sa të qëndroja në Turqi dhe se ai më quante si birin e tij. Dhe me të vërtetë më trajtoi si një foshnjë, më dërgonte bajame e sherbet, pemë e ëmbëlsira nga njëzet herë në ditë. M u lut ta vizitoja dendur edhe natën kur kishte nge. Pastaj, si pimë kafe e duhan, u tërhoqa nga vizita e parë. E pashë edhe tri herë të tjera. Është për t u çuditur se si turqit që s kanë tituj trashëgimi dhe vetëm pak familje të mëdha përveç Sulltanit, i japin kaq shumë rëndësi fisit. Sepse pashë që më nderonte më shumë për fisin, se për titullin tim. Naltësia e tij është gjashtëdhjetë vjeç, shumë i ngjallur dhe jo shtatmadh, por ka një fytyrë të hijshme, sy të larmë dhe mjekrën të bardhë, shumë i pritshëm dhe sillet me atë farë sedër që më duket se është veti e të gjithë turqve. Por karakterin e vërtetë e ka fare të ndryshëm nga ç duket në fytyrë. Është tiran pa shpirt, i ngarkuar me mizoritë më të tmerrshme, shumë trim dhe aq gjeneral i mirë sa e quajnë “Bonoparti muhamedan”.
“Ali Pashanë e çmojnë edhe francezët, edhe anglezët”
Napoleoni dy herë i ishte zotuar ta bëjë mbret të Epirit, po atij i pëlqen më fort të mbetet me anglezët dhe i urren francezët, si më tha edhe vetë. E çmojnë aq shumë, sa i bëjnë lajka dhe francezët, edhe anglezët, meqenëse shqiptarët janë luftëtarët më të mirë të Sulltanit, ndonëse Aliu sa për sy e faqe varet nga Porta. Është luftëtar i fortë, por aq barbar sa edhe dorëmbarë. Ata që ngrejnë krye, i pjek në hell, etj. Bonoparti i dërgoi një kuti duhani me pikturën e tij. Tha se kutia ishte e bukur, por sa për surratin, mund të mos ia kishte dërguar, pasi s e hante malli shumë, as për atë, as për origjinalin. Idetë e tij për të kuptuar fisin e njeriut prej veshëve, duarve e të tjera, të çudisin mjaft. Mua me të vërtetë m u bë baba, më ormisi me letra, më dha njerëz të më ruajnë dhe çdo lehtësi. Bisedimet e tjera midis nesh qenë lufta dhe udhëtimet, politika dhe Anglia.
I njoha shqiptarët si besnikë, por gratë i mbajnë si skllave
Ndoshta janë raca më e bukur në botë nga tiparet
Thirri ushtarin shqiptar që më shoqëronte dhe i tha të më mbronte me çdo kusht. Quhet Vasil dhe si gjithë shqiptarët është trim, kryekëput i ndershëm e besnik. Po ata janë mizorë, ndonëse jo të pabesë dhe kanë shumë mangësi, por asnjë poshtërsi. Ndoshta janë raca më e bukur në botë nga tiparet dhe gratë e tyre dendur janë të bukura, por i kanë në vend të skllaveve. I rrahin, me një fjalë i përdorin si kafshë samari. Ato lërojnë e çajnë tokën, ato mbjellin. I kam parë të ngarkuara me dru dhe tek ndreqin rrugët e prishura. Burrat janë të gjithë ushtarë dhe lufta e gjahu janë zanati i vetëm. Gratë merren me punë, por kjo nuk duhet t i lodhë shumë në një klimë aq të këndshme. Dje, më 11 nëntor, bëra banjo në det. Sot është kaq nxehtë, sa po të shkruaj në odë me hije, në shtëpi të konsullit anglez, me tri dyer të hapura fare, pa zjarr. As zjarrishte s ka në odë, veç për të gatuar. Nesër nisem me një rojë pesëdhjetë trimash për në Patrë të Moresë dhe pastaj për në Athinë, ku do të kaloj dimrin.
Dy ditë më parë, desh u mbyta në një luftanije turke, nga budallallëku i kapedanit dhe i naftëve, ndonëse shtrëngata s qe dhe aq e rreptë. Fleçeri qante dhe bërtiste për të shoqen, grekërit u thërrisnin të gjithë shenjtorëve për ndihmë dhe muslimanët - allahut. Kapedani ia dha të qarit dhe u ul në gjunjë dhe na tha t i faleshim Perëndisë, velat u grisën, katarti dridhej, era frynte, po afrohej nata,dhe s na mbetej t ia mbanim për në Korfuz që është në dorë të francezëve ose të fundoseshim siç tha Fleçeri në mënyrë patetike: “në varr prej uji”. Unë bëra çmos ta ngushëlloja, por duket se s ja mbushja dot kokën, u mbështolla me brucën shqiptare (një shark i madh) dhe u shtriva shesh për të pritur mynxyrën.
Në udhëtimet e mia kam mësuar të mendoj si filozof dhe, po të mos bëja ashtu, ankimi s kish dobi. Për fat të mirë, era rreshti dhe vetëm na ngau drejt bregdetit të Sulit, ku dolëm në sterë. Me ndihmën e vendasve vazhduam udhën për në Prevezë. Kështu, këtej e tutje nuk do t u zë besë naftëve turq, megjithëse Pashai pati udhëzuar galeotë të tij të më shpinin në Patra. Prandaj do të shkoj në Misolongji nga sterea (toka) dhe do të kapërcej vetëm një gji deti të vogël në Patra. E sa e sa ngjarje mund të të tregoja, që do të të zbavisnin, por më grumbullohen në tru dhe as jam i zoti t i radhit në kokë, as t i shkruaj dot në kartë, veçse në mënyrë të menjëhershme. I dua shumë shqiptarët. Nuk janë të gjithë myslimanë, disa nga fiset janë të krishterë. Porse feja nuk i bën të ndryshojnë zakonet dhe sjelljet e tyre. Përbëjnë trupat më të mirë të ushtrisë turke. Në udhë e sipër banova një herë dy ditë rresht dhe prapë tri ditë në një barakë në Sallahorë dhe s kam parë ushtarë kaq të lirë në paragjykimet fetare, ndonëse kam qenë në garnizonet e Gjibraltarit e të Maltës dhe kam parë plot ushtarë spanjollë, francezë, siçilianë dhe anglezë. Kurrë nuk më humbi gjë dhe më ftonin gjithmonë të shtrohesha në sofrën e tyre.
S kam një javë, që një kryeplak shqiptar (çdo fshat ka kryeplakun e tij), pasi na ndihmoi të dilnim prej luftanijes turke në rrezik, si na ushqeu e na mbajti në shtëpi, mua dhe ata që na shoqëronin: Fleçerin, një grek dhe dy athiniotë, një prift grek dhe shokun tim Mr. Holbhousin, në asnjë mënyrë s deshi ta pranonte shpërblimin tim, por vetëm kërkoi një shkresë, që më priti mirë dhe kur ju luta të pranonte pak zekina, mu përgjigj: “Dua të më duash, jo të më paguash”. Këto qenë fjalët e tij. Çudi se sa pak shkon paraja në këtë vend. Kur u ndodha në kryeqytet, me urdhër të vezirit nuk më lanë të paguaj asgjë. Ndonëse gjithnjë pata gjashtëmbëdhjetë kuaj dhe gjashtë-shtatë veta pas, harxhet s kanë qenë as gjysma e atyre të tri javëve në Maltë, sidoqë Sir A. Balli, guvernatori, më dha një shtëpi pa qira dhe pata vetëm një shërbëtor.
Biri yt i dashur Bajron
Fëmijët e tyre janë krejt ndryshe nga tanët
P.Sh. Kam disa petka shqiptare madhështore, e vetmja plaçkë e shtrenjtë në këtë vend. Kushtojnë 50 ginea secila, dhe kanë aq flori të qëndisur, sa në Angli mund të kushtojnë 200 ginea. U njoha me Hysen Beun dhe Mahmud Pashën, të dy djem të vegjël, nipër të Ali Pashës në Janinë. Janë krejt ndryshe nga çunakët tanë, kanë fytyrë të kuqe si vejushat e lyera me të kuqe, kanë sy të zes, të mëdhenj dhe tipare fare të rregullta. Janë krijesat më të bukura, që më ka zënë syri dhe të rrahur e të stërvitur që tani me ceremonira të Oborrit. Përshëndetja turke është një përkulje e lehtë e kryes, me dorën e djathtë në zemër; të afërmit puthen sa herë piqen. Mahmudi është dhjetë vjeç dhe shpreson të më shohë prapë, u bëmë miq pa kuptuar njëri-tjetrin, si gjithë bota ndonëse për shkaqe të ndryshme. Më kanë dhënë një letër për të atin në More, për të cilin kam letër dhe prej Ali Pashës.
Nuk janë të gjithë myslimanë, disa nga fiset janë të krishterë. Porse feja nuk i bën të ndryshojnë zakonet dhe sjelljet e tyre. Përbëjnë trupat më të mirë të ushtrisë turke. S kam parë ushtarë kaq të lirë në paragjykimet fetare, ndonëse kam qenë në garnizonet e Gjibraltarit e të Maltës dhe kam pare plot ushtarë spanjollë, francezë, siçilianë dhe anglezë
Fragmente nga jeta në Pashallëkun e Aliut
Tokë e Shqipërisë! Lëre shikimin tim të derdhet në ty
Në ty, me njerëz të ashpër kujdestarë
Kryqet bien, minaret lartësohen
(Lord Bajron, “Peligrinazhi i Chaild Haroldit”)
Hobhousi, miku i Bajronit
Në gjithë Turqinë nuk gjeta një pasha si ai
Jeta në Pashallëkun e Ali Pashës ishte një jetë mjaft e bukur me ngjyra orientale shqiptare, që ndezi kureshtjet e Oksidentit, udhëtarët e të cilës shkruan për të. Bukuria e Shqiptareve, krenaria e tyre, kultura e ndryshme nga ajo e Evropës dhe për më tepër, zgjuarësia dhe personaliteti i Ali Pashës, ishin nga faktorët më tërheqës që udhëtarë evropianë si Bajroni, gjetën në Pashallëkun e tij. Historitë që bashkëkohës të Aliut shkruan për bëmat e tij, janë të shumta… Shumë janë të pabesueshme, prekëse, por që në fund tregojnë karakterin e Pashait dhe të jetës në pashallëkun shqiptar të Janinës.
Hobhousi, miku i Bajronit, shkruante rreth Aliut: “Veziri ishte një burrë i shkurtër dhe mjaft i trashë. Kishte një fytyrë shumë të këndshme me cipë të bardhë dhe trajtë të rrumbullakët. Sytë i kishte të kaltër me lëvizje të shpejtë që të bënin të kuptoje menjëherë se nuk gjendesh përpara një Pashai oriental. Mjekrën e kishte të bardhë dhe të gjatë sa i binte përmbi gjoksin... Na priti me një kortezi të jashtëzakonshme dhe na mori aq me të mirë, sa na quajti djem të tij. Ishte fare në qejf për një njeri në atë pozitë. Në sa vise të Turqisë që vizituam, nuk pashë nje pasha tjetër të qeshte në atë mënyrë. Nuk kishte ndonjë roje të posaçme, por vetëm katër a pesë djem të veshun me petkun e bukur shqiptar dhe me flokët e gjatë që u binin mbi supe.”
Ky lajm është publikuar: 08/08/2008