Leonora Jakupi së shpejti politikane
Autori i Lajmit: red.
Intervistoi: Dashnim HEBIBI
I ka kënduar pavarësisë së Kosovës, dëshmorëve të kombit, e veshur edhe me uniformën e lavdisë së UÇK-së. Një intervistë e realizuar ndryshe me këngëtaren e mirënjohur shqiptare, Leonora Jakupi, ku ajo flet për ndjenjat e saj kombëtare, vlerësimet për Kosovën, së cilës i këndoi dhe i këndon edhe më tutje. Misioni i saj sensibilizues dhe himnizimi i saj me kombëtarizëm.
Zonjusha Jakupi, i keni kënduar shumë Kosovës dhe gjithashtu edhe babai juaj ka rënë për të mos vdekur kurrë për pavarësinë e Kosovës, si një këngëtare dhe si një drenicake, si e sheh pavarësinë e Kosovës?
Pavarësia e Kosovës ka qenë ëndërr për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Secili ka kontribuar me mundësitë që ka pasur për të mirën e Kosovës. Me emrin “pavarësi” jam rritur duke pritur. Pavarësinë e Kosovës e kam pritur pa më të afërmin e zemrës sime, babanë dhe, natyrisht, kam qenë e mërzitur dhe këtu mërzia dhe gëzimi janë gërshetuar duke pasur parasysh se është flijuar për pavarësinë e Kosovës dhe për këtë jam shumë krenare që e kam pasur një baba të tillë. Shpresojmë se tash e tutje Kosovën e shoh me shumë perspektivë, anëtarësim në BE dhe NATO. Kosova është e dashur, është me një rini të shëndoshë dhe shpresojmë se do na jepet mundësia që të dalim nëpër Evropë më të lirë, të mos kemi probleme me viza dhe probleme të tjera. Kam kënduar me zemër në ditët e vështira që kalonte Kosova, por kënga ka qenë e mbështjellë me mesazhe të qarta prej shpirtit, në njërën anë jam munduar të kontribuoj për vendin tim edhe në këtë mënyrë dhe në anën tjetër zemra më shkonte shkrumb për mallin që kisha për babin që ra për Kosovën për të mos vdekur kurrë dhe për shumë viktima të pafajshme që dita-ditës përjetonte shoqëria jonë. Nuk i harroj asnjëherë ato skena të trishtueshme që i kemi përjetuar si komb. Nuk dua të kthehem prapa me kujtesë të asaj historie. Por, të mendojmë pozitivisht, sepse e meritojmë të mirën, kemi miqtë tanë ndërkombëtarë dhe na duhet më shumë puna. Me këtë rast, më lejoni që edhe SHBA-së, miqve tanë më të fortë, t ua uroj këtë përvjetor të pavarësisë. Jemi shtet i ri në mes të Evropës, me shumë miq ndërkombëtarë.
Je rritur me flamurin kombëtar dhe himnin kombëtar. Cili është komenti juaj për flamurin dhe himnin e ri të Kosovës, nëse e pyet zemrën tënde, cila do të ishte përgjigjja e saktë?
Flamurin kombëtar e kam në zemër dhe do të mbetet përgjithmonë, por duhet të mësohemi edhe me flamurin e ri të Kosovës, sepse kjo simbolizon shtetin. Nuk është e lehtë të pranohet edhe aq shpejt, sepse nuk jemi rritur me këtë flamur. Por, nëse mendojmë të punojmë për shtet, atëherë duhet të ecim para. Diçka e re prej asaj që kemi menduar ne, por prapë po them duhet të pranojmë realitetin. Duhet të kuptohemi, sepse të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen, janë ushqyer shpirtërisht-kombëtarisht me flamurin kombëtar kuq e zi dhe me shqiponjën dykrenare dhe me himnin kombëtar, prandaj nuk është e lehtë shpejt të jetë me imazh krejtësisht pozitiv, sidoqë të jetë, tani jemi me realitet të ri, jemi shtet i ri në mes të Evropës, me shumë miq ndërkombëtarë, tani Evropa dhe bota realisht po na njohin si popull se si jemi dhe siç kemi qenë, sepse siç dihet janë ushqyer me propaganda të ndryshme mashtuese nga Serbia dhe tani realiteti është krejt ndryshe, shqiptarët janë paqësorë, duan liri, punë dhe prosperitet, jemi humanë dhe të respektuar për të gjithë. Flamuri kombëtar, pa dyshim, se do të mbetet kombëtar si për Vlorën, Tiranën, Drenicën, Prishtinën, Tetovën, Preshevën, Ulqinin, Çamërinë e Arbërinë, por si flamur i shtetit të Kosovës dhe si himn i Kosovës është ky që është.
Si e sheh Kosovën në një të ardhme të shpejtë?
Do t i përgjigjem shumë shkurt kësaj pyetjeje. Kosova do të ketë perspektivë të madhe, kemi një rini, siç ju thashë edhe më lart, të mirë dhe Kosova do të jetë në BE dhe NATO, që të paktën edhe ne të kontribuojmë për miqtë tanë ndërkombëtarë. Kemi miqtë tanë, SHBA-në, Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë, Italinë e shumë shtete të tjera, që e kanë pranuar Kosovën dhe do ta pranojnë dhe rruga jonë është për në BE dhe këtë do ta përjetojmë shpejt, jam shumë optimiste, sepse edhe Shqipëria mori ftesën nga Samiti i Bukureshtit për anëtarësim në NATO. Mendoj se ditët dhe vitet janë për ne shqiptarët.
Mendoni se një ditë do ta shihni veten si politikane?
Nëse do të kisha kontribuar për të mirën e Kosovës dhe për të mirën e gjithë shqiptarisë, menjëherë do të jem në politikë. Jam një këngëtare dhe mundohem që përmes këngës të kontribuoj në kulturë dhe, ndoshta, do të vijë dita që të jem edhe politikane, pse jo, nuk ka asgjë të keqe, por këngën nuk mundem ta lë asnjëherë, pa këngë më duket jeta krejt e zbrazët. Për këtë punë jam duke menduar, kjo do të thotë se ndoshta. Kemi përjetuar si popull shumë padrejtësi.
I keni kënduar lirisë me vite, a mendoni se më nuk do të këndoni këngë patriotike, sepse Kosova u pavarësua?
I kam kënduar dhe do t i këndoj lirisë, sepse edhe Presheva, Bujanoci, Medvegja dhe shumë krahina të tjera shqiptare ende janë aty ku janë dhe që nuk duhet ashtu të jenë. Normalisht se duhet t i këndojmë, sepse sikur të mos kemi kombëtarinë në zemër dhe kudo që ndodhemi, atëherë ditët munden të na vijnë të rënda. Kemi përjetuar si popull shumë padrejtësi, shumë shkelje, shumë viktima, shumë jetimë, shumë invalidë dhe shumë dëshmorë kanë rënë për të mos vdekur kurrë, si të harrohet trimëria dhe kënga e lirisë. Asnjëherë nuk do të largohem nga origjinalja, sepse kështu thotë zemra dhe shpirti im. Leonora do të këndojë derisa të jem gjallë këngë për lirinë e trojeve etnike shqiptare. Me këngën e fundit kushtuar pavarësisë së Kosovës mendoj se e kam përmbyllur një epokë të Leonorës që i ka kënduar trimërisë dhe jemi në liri, por duhet të inkuadrohemi për trevat e tjera shqiptare.
T i kthehemi botës artistike. Po prezentoni nëpër ambiente të ndryshme, si në atdhe ashtu edhe në diasporë. Ku po ndiheni më mirë, në diasporë apo Kosovë?
Kur jam në diasporë mendoj se jam në Kosovë. Për mua është e njëjtë, kur të jem para shqiptarëve pavarësisht se ku, me rëndësi është që më respektojnë, i respektoj dhe bëjmë atmosferë të mirë që të ndihen të gjithë mirë. Kuptohet, diaspora është më e emocionuar, por kjo nuk do të thotë se Leonora është tjetër në diasporë sesa në Kosovë, kur daë në skenë, mendoj se si të bëj më të mirën që të ndihen të gjithë të kënaqur me këngët e mia dhe me gjithë programin që e pasqyroj në një mbrëmje. Më vjen keq shumë që diaspora jonë nuk ka lehtësime në Kosovë për shumë probleme.
Diaspora është lënë anash nga atdheu apo si mendoni ju?
Pyetje vërtet politike. Po do të përgjigjem si artiste. Vërtet se diaspora ka mbetur pak anash. Më vjen keq shumë kur diaspora jonë nuk ka lehtësime të paktën për të marrë një pasaportë më shpejt. E dimë të gjithë kontributin e emigrantëve, por kjo nuk do të thotë se Kosova nuk do të mendojë, sepse është pjesë jona dhe jemi një, por tani Kosova është e pavarur dhe do të kenë shumë lehtësime bashkatdhetarët tanë, nuk do të jenë më jetimë siç e ndiejnë veten, sepse do të kemi edhe ambasadat tona dhe do të kemi ku do të drejtohen dhe ku të kërkojnë ndihmë për çfarëdo natyre. Të jemi krenarë që Kosova u bë e pavarur dhe këto janë pushimet e para verore me Kosovën e pavarur, i mirëpresim bashkatdhetarët dhe i urojmë pushime sa më të mira.
Te Leonora nuk ka asgjë të re, Leonora kur do të bëhet nuse?
Nuse? Uaaaa, çfarë pyetje. Njëherë nuk e kam ndërmend, prandaj nuk e kam në plan dhe tek Leonora nuk ka asgjë të re dhe nuk e kam rendin. Nuk e di, ia lëmë kohës.
Sigurisht se keni punuar edhe në ndonjë album, kur do të kemi risi të tjera në fushën e këngës nga Leonora?
Album nuk kam, por kam punuar dy këngë të reja dhe do të realizoj këngën e parë shpejt me videoklip, e cila është këngë verore dance dhe do të jetë kryesisht për të rinj dhe do të mirëpritet mirë, sepse kam punuar shumë, si gjithmonë, dhe për disa ditë do të jetë e gatshme.
Pushimet verore ku do t i kalosh?
Interesant u afruan pushimet verore dhe për këtë sinqerisht po gëzohem, sepse kemi nevojë për pushime. Me familjen time do t i kaloj dhe sigurisht se nuk do të shkoj diku larg, por në bregdetin e shtetit amë Shqipërisë, se ku, ende nuk kam vendosur, por do të shikoj, herë në Durrës, Vlorë dhe Sarandë, kemi bregdet të mrekullueshëm.
Atëherë, të gjitha të mirat dhe pushime të këndshme!
Leonora Jakupi: Ju falënderoj, gjithashtu edhe juve, dhe suksese. Mirupafshim.
Ky lajm është publikuar: 08/08/2008