Rindërtimi i rrugës "izolon" banorët e Hasit
Rindërtimi i rrugës Kukës-Krumë, ndonëse një investim i domosdoshëm, ka krijuar jo pak probleme në lëvizjen e mjeteve dhe të njerëzve. Loti i parë i rrugës ku punohet aktualisht, cilësohet si më i vështiri. Terreni shumë i pjerrët dhe shkëmbor, ku shpërthimi i minave është një mënyrë e domosdoshme për t‘u zbatuar, ka krijuar pengesa serioze për banorët e zonës.
Urgjencat
Pak ditë më parë, siç tregojnë udhëtarët, ka pasur raste urgjencash shëndetësore që janë detyruar të kthehen mbrapsht, pasi nuk kanë mundur të kalojnë. Familjarët e të sëmurëve kanë debatuar ashpër me drejtuesit e punimeve, por pa rezultat. Për pasojë janë detyruar të kthehen prapa në spitalin e Kukësit, kur kanë udhëtuar drejt Krumës. Në disa raste të tjera është dashur të përdorin një varkë private për të kaluar liqenin, siç kishte ndodhur me një të ri të sëmurë me apendicit.
Vonesat
Shpërthimi i minave dhe pastrimi më pas i inerteve në trase, kryhet pa ndonjë paralajmërim të programuar, duke shkaktuar rrezik për kalimtarët dhe vonesa të pafund për udhëtarët. Në hyrje të urës së Drinit të Bardhë, e vetmja urë që lidh Rrethin e Hasit me qendrën administrative të qarkut dhe më gjerë, rreshtohen gjatë gjithë ditës mjete të panumërta me udhëtarë apo me mallra që presin së pari shpërthimin e minave dhe pas tyre kohën derisa fadromat të shtyjnë masivin e shembur në shpatin e rrugës mbi liqen. Radhë të gjata krijohen edhe në anën tjetër të lotit për mjetet që udhëtojnë nga Kruma në Kukës.
Banorët e Hasit, si dhe të Tropojës etj., që udhëtojnë në këtë aks, tregojnë se prej një jave janë shumë të stresuar të ndërmarrin këtë rrugë, jo vetëm për vonesat e paparalajmëruara, por edhe për rrezikun që paraqet udhëtimi në pjesën ku aktualisht po punohet. "Rruga shyqyr që po bëhet, por gërmimet duhet të bëhen me grafik. Nuk mund të punohet kur t‘u dalë gjumi në mëngjes dhe të bllokojnë rrugën kombëtare, ne kemi nevojë të dimë kur bëhen plasjet e minave dhe të rrimë në qytet apo të shtyjmë udhëtimin", thotë një shofer 50-vjeçar nga Kruma, i cili transportonte pasagjerë nga Kukësi dhe anasjelltas. Ai shtoi se kur mbaronte plasja e minave, traseja nuk pastrohej shumë mirë dhe kjo gjë krijonte jo vetëm dëmtime të mjetit, por edhe rrezik për aksident. "Nuk e dimë a bëhen punimet gjatë ditës apo gjatë natës, këtu thjesht del një punëtor dhe na thotë se do të bëhen mina, mbrëmë jam ndaluar deri në mesnatë", thotë një tjetër shofer, i cili transportonte miell nga Kukësi në Golaj.
Një numër udhëtarësh gjatë këtyre ditëve kishte zgjedhur të udhëtonte nga Prizreni dhe Gjakova për arritur në Has, por kjo rrugë është tepër e gjatë, gati 8-fishi i rrugës aktuale dhe vetëm fshatrat e zonës në kufi me Gjakovën kishin njëfarë interesi ta bënin. Ndërkohë mësohet se pjesët e tjera të lotit nuk kanë nisur dhe mendohet se nuk mund të nisin brenda këtij viti.
S.Dida