Dyshohej për vrasjen e prindërve, gjendet i vrarë
Artur Shehu, 33-vjeçari i cili kërkohej prej datës 7 janar të këtij viti nga policia lokale e Çikagos në SHBA, është gjetur i mbytur në liqen dhe i masakruar në trup. Këtë lajm ua ka përcjellë dje njerëzve të saj në Konispol e motra e Arturit, në një komunikim telefonik. Emigranti Artur Shehu, i punësuar prej më shumë se dhjetë vjetësh në Amerikë, ku jetonte me prindërit e tij, befas u dyshua se ishte kthyer në vrasës të tyre. Më 7 janar, trupat e Surja e Safo Shehut erdhën pa jetë dhe u varrosën në varrezat e Konispolit. Hija e dyshimit për vrasjen e tyre në gjumë, shumë njerëz, madje edhe të afërm të shtëpisë, i bënë atëherë të mendonin se të dy prindërit i kishte ekzekutuar djali i tyre i vetëm, Arturi. Xhaxhallarët e tij, Hasan dhe Skënder Shehu, ishin nga të paktët që nuk i besonin kësaj, duke u përbetuar se ishte e pamundur të kishte ndodhur kështu. Në ceremoninë mortore një shqiptaro-amerikan, që njihte rrethanat konkrete të ngjarjes makabre, theu heshtjen dhe paragjykimin e asaj dite, duke dhënë njëmijë garanci se këtë krim as nuk mund ta bënte djali i viktimave. "Nuk është e mundur - siguroi ai - që në të njëjtën minutë, e njëjta dorë, t‘u merrte jetën dy njerëzve". Se sa pranë së vërtetës kishte qenë ai dhe vëllezërit e Syrja Shehut, fermerë të nderuar në Konispol, merret vesh nga lajmi i emetuar dje edhe nga një agjenci lajmesh amerikane. Ato konfirmojnë se Artur Shehu është gjetur i vrarë në liqenin Miçigan të Çikagos. Ai që e ka pikasur kufomën ka qenë një person që po shëtiste rreth liqenit, të mërkurën, në orën 20:00, me orën lokale. Sipas autopsisë së bërë ditën e djeshme nga zyra mjekësore e Kuk Kauntri, ka rezultuar se trupi i gjetur kishte një plagë me armë zjarri në kokë. Gjendja e masakruar, me goditje të forta të dhëna kryesisht në kokë, duket se heq përfundimisht çdo hije dyshimi mbi Arturin si ekzekutues të prindërve, sikurse mendohej me pa të drejtë nga shumë njerëz, deri sa pa u gjetur kufoma në ujërat e liqenit. Tre muaj më parë, policia gjeti trupat e dy prindërve, Syrja e Safo Shehu, të cilët ishin të goditur me armë në kokë. Policia amerikane gjeti një shënim, të cilin mendohej se e kishte shkruar Shehu, ku thoshte se pranonte vrasjen e prindërve. Më vonë, në të njëjtën ditë, policia gjeti të braktisur taksinë e tij, përgjatë rrugës "Addison" dhe liqenit Shor Drajv. Brenda taksisë, sipas policisë, u gjet një tjetër letër, ku Shehu merrte përsipër vrasjen, gjë që me sa duket ka shtuar dyshimet se kjo ishte më shumë një alibi e ndërtuar nga vrasësi i vërtetë.
Historia
Policia amerikane e
kërkonte që nga janari
33-vjeçari Artur Shehu, i lindur në Konispol të Sarandës dhe banues në Çikago të Amerikës, ishte shpallur në kërkim që më datën 7 janar të këtij viti, pas gjetjes të ekzekutuar me armë zjarri të çiftit Syrja e Safo Shehu. Ngjarja për të cilën kërkohej Artur Shehu, ka ndodhur 3 muaj më parë, në orën 03:40, me orën lokale. Policia dispononte një të dhënë që e shtynte të mendonte se Artur Shehu kishte telefonuar nga një telefon me pagesë pranë shtëpisë që ai ndante me prindërit në adresën: 46 Uest Rixh në Vila Park. Zëri i regjistruar ka artikuluar se "Djalli me kokë të madhe do të më kapë", sipas policisë lokale. Ndërkohë që kësaj i shtohet deklarata e policisë, e botuar edhe në media lokale, se Artur Shehu ishte me kombësi shqiptare dhe një rezident i ligjshëm, që fliste një anglishte dhe shqipe të rrjedhshme. Ndërkohë bëhet e ditur se kishte të afërm në Kanada dhe lidhje të ngushta me komunitetin shqiptar të Çikagos.