Kukës, arrestohet pas 10 vjetësh vrasësi i policit
Dje pasdite është vënë në pranga një nga personat më të kërkuar në vend, 31-vjeçari Ilir Oruçi nga fshati Drinas i Kukësit. Ai kërkohej për vuajtjen e dënimit 16 vite burg, dhënë nga Gjykata e Kukësit në vitin 2000. Ai akuzohet për grabitje me armë, ku si pasojë ka humbur jetën një polic i Komisariatit të Hasit, 28-vjeçari Rustem Goçi, i shpallur Dëshmor i Atdheut me dekret presidencial. Ngjarja e bujshme ka ndodhur në qershor të vitit 1998, kur një grup personash kishin grabitur me armë dhe me maska në Qafë të Malit një furgon udhëtarësh të linjës Kukës-Tiranë. Në atë kohë, grabitjet ndodhnin pothuajse çdo ditë në këtë zonë.
Burime të Policisë së Kukësit tregojnë se në qershor të vitit 1998, në furgonin e linjës Kukës-Tiranë, i cili ka qenë pre e maskave, është ndodhur si pasagjer edhe një polic i Komisariatit të Hasit, 28-vjeçari Rustem Goçi, baba i dy fëmijëve. Sapo furgoni ka kaluar Ujin e Ftohtë, në rrugë janë shfaqur maskat që kanë ndaluar mjetin dhe kanë urdhëruar udhëtarët dorëzimin e të gjitha parave që kanë pasur me vete, duke ushtruar mbi ta forcën me tytën e armëve. Polici i Hasit, siç përshkruhet nga dëshmitarët e ngjarjes, ka nxjerrë pistoletën dhe është përpjekur të neutralizojë grabitësit, por këta të fundit e kanë qëlluar për vdekje. Akuza thotë se autori ka qenë 31-vjeçari i kërkuar, për të cilin gjykata kishte dhënë në mungesë dënimin me 16 vjet burg. Mësohet gjithashtu se shkak për identifikimin e Oruçit ka qenë fakti se nga shkëmbimi i zjarrit është plagosur edhe një prej grabitësve, të cilit i është dashur të identifikohet në përpjekje për t‘u mjekuar.
Drejtori i Policisë së Qarkut të Kukësit, Muharrem Furriku, në një konferencë të mbajtur menjëherë pas arrestimit të Oruçit, tha se "ka qenë një operacion i koordinuar me shumë kujdes me emrin "Gjethja", ku pas informatave të sigurta, arritëm ta kapim pa rezistencë 31-vjeçarin në banesën e tij".