Dyshohet për grabitje me armë, i arratiset policisë
I arratiset policisë gjatë një
kontrolli në orët e vona të
natës, hyn në banesën e një
personi, e kërcënon që të mos
njoftojë policinë dhe më pas largohet.
Por jo për shumë kohë. Menjëherë,
ai është arrestuar nga policia,
duke "i veshur" një sërë akuzash,
ku dyshohet edhe për tentativë
për vjedhje me armë. Burimet
policore të kryeqytetit bënë të ditur
se protagonisti i kësaj ngjarjeje
është Ylli Shehu, i cili është arrestuar
për dy akuza. Sipas të
dhënave, dje në mëngjes, 38-
vjeçari u prangos nga forcat e Komisariatit
nr. 6. Sipas të dhënave
nga grupi hetimor, arrestim i tij u
bë për shkak të rrezikshmërisë së
personit, pasi dje në mëngjes, në
orën 03:00, në Unazën e Re, nuk i
është bindur urdhrit të punonjësit
të policisë, duke u larguar me vrap.
Patrulla e policisë ka qenë duke
kaluar në atë zonë dhe ka tentuar
të ndalojë Shehun për verifikim,
pasi është dukur i dyshimtë. Por,
në momentin që ai është thirrur
për të ndaluar, është larguar me
shpejtësi. Më pas, ai ka shkuar
pranë banesës së Bari Z., 36 vjeç,
banues te Fusha e Aviacionit. Ka
hyrë brenda dhe ka kërcënuar pronarin
e banesës se do ta vriste
nëse njoftonte policinë. I tronditur
nga kjo, 36-vjeçari nuk ka bërë
zë, deri në momentin që
kërcënuesi është larguar. Sapo ai
ka dalë, policia ka rënë sërish në
gjurmët e tij, duke e prangosur.
Duke dyshuar për arratisjen e tij,
policia ka ushtruar kontroll fizik,
duke i gjetur një kapuç dhe një
palë doreza. Kjo e ka detyruar policinë
t‘i vendosë prangat dhe ta
shoqërojë në Komisariatin nr. 6.
Policia bëri të ditur se kur ka skeduar
emrin e tij, ka rezultuar se ai
ishte i dënuar më parë për
vjedhje me armë. Kjo ka ngritur
dyshimet se ai ishte përgatitur
për një tjetër vjedhje me armë,
duke lënë të hapur mundësinë se
gjatë arratisjes ka hedhur armatimin.
Megjithatë, fakte për këtë
pistë nuk ka pasur dhe policia e
ka arrestuar vetëm për veprën
penale të mosbindjes ndaj urdhrit
të punonjësit të policisë së rendit
publik dhe kanosjes.
kontrolli në orët e vona të
natës, hyn në banesën e një
personi, e kërcënon që të mos
njoftojë policinë dhe më pas largohet.
Por jo për shumë kohë. Menjëherë,
ai është arrestuar nga policia,
duke "i veshur" një sërë akuzash,
ku dyshohet edhe për tentativë
për vjedhje me armë. Burimet
policore të kryeqytetit bënë të ditur
se protagonisti i kësaj ngjarjeje
është Ylli Shehu, i cili është arrestuar
për dy akuza. Sipas të
dhënave, dje në mëngjes, 38-
vjeçari u prangos nga forcat e Komisariatit
nr. 6. Sipas të dhënave
nga grupi hetimor, arrestim i tij u
bë për shkak të rrezikshmërisë së
personit, pasi dje në mëngjes, në
orën 03:00, në Unazën e Re, nuk i
është bindur urdhrit të punonjësit
të policisë, duke u larguar me vrap.
Patrulla e policisë ka qenë duke
kaluar në atë zonë dhe ka tentuar
të ndalojë Shehun për verifikim,
pasi është dukur i dyshimtë. Por,
në momentin që ai është thirrur
për të ndaluar, është larguar me
shpejtësi. Më pas, ai ka shkuar
pranë banesës së Bari Z., 36 vjeç,
banues te Fusha e Aviacionit. Ka
hyrë brenda dhe ka kërcënuar pronarin
e banesës se do ta vriste
nëse njoftonte policinë. I tronditur
nga kjo, 36-vjeçari nuk ka bërë
zë, deri në momentin që
kërcënuesi është larguar. Sapo ai
ka dalë, policia ka rënë sërish në
gjurmët e tij, duke e prangosur.
Duke dyshuar për arratisjen e tij,
policia ka ushtruar kontroll fizik,
duke i gjetur një kapuç dhe një
palë doreza. Kjo e ka detyruar policinë
t‘i vendosë prangat dhe ta
shoqërojë në Komisariatin nr. 6.
Policia bëri të ditur se kur ka skeduar
emrin e tij, ka rezultuar se ai
ishte i dënuar më parë për
vjedhje me armë. Kjo ka ngritur
dyshimet se ai ishte përgatitur
për një tjetër vjedhje me armë,
duke lënë të hapur mundësinë se
gjatë arratisjes ka hedhur armatimin.
Megjithatë, fakte për këtë
pistë nuk ka pasur dhe policia e
ka arrestuar vetëm për veprën
penale të mosbindjes ndaj urdhrit
të punonjësit të policisë së rendit
publik dhe kanosjes.