Ndjekje penale për vjedhjen e 100 mijë eurove
Prokuroria ka dërguar për
ndjekje penale një person,
i cili dyshohet se ka mashtruar
një biznesmen, duke i
vjedhur 100 mijë euro. Procedimi
penal ndaj Kadri Çukës është bazuar
në kallëzimin e Shemsi S., i
cili ka pretenduar se paratë ia
kishte dhënë që prej disa vitesh.
Burimet zyrtare nga Drejtoria e
Policisë së Tiranës bënë të ditur
se dje dërguan materialet në
prokurori në ngarkim të Kadri
Çukës, 46 vjeç, lindur në Librazhd
dhe banues në rrugën "Hamid
Shijaku", i cili do të ndiqet penalisht
në gjendje të lirë. Sipas Seksionit
Kundër Krimit Ekonomik,
më datë 9 të këtij muaji ka bërë
kallëzim Shemsi S., 46 vjeç, lindur
në Dibër dhe banues në rrugën
"Siri Kodra". Sipas tij, Çuka e ka
mashtruar, duke i marrë 100 mijë
euro, me pretendimin se do t‘i
rregullonte një sipërfaqe trualli
prej 920 m². Bëhet fjalë për një
truall ndërtimi që në vitin 2005,
në rrugën "Hamid Shijaku". Policia
ka marrë në pyetje edhe të
kallëzuarin, por ai e ka mohuar
akuzën, kështu që nuk ka pasur
fakte për implikimin e tij.
ndjekje penale një person,
i cili dyshohet se ka mashtruar
një biznesmen, duke i
vjedhur 100 mijë euro. Procedimi
penal ndaj Kadri Çukës është bazuar
në kallëzimin e Shemsi S., i
cili ka pretenduar se paratë ia
kishte dhënë që prej disa vitesh.
Burimet zyrtare nga Drejtoria e
Policisë së Tiranës bënë të ditur
se dje dërguan materialet në
prokurori në ngarkim të Kadri
Çukës, 46 vjeç, lindur në Librazhd
dhe banues në rrugën "Hamid
Shijaku", i cili do të ndiqet penalisht
në gjendje të lirë. Sipas Seksionit
Kundër Krimit Ekonomik,
më datë 9 të këtij muaji ka bërë
kallëzim Shemsi S., 46 vjeç, lindur
në Dibër dhe banues në rrugën
"Siri Kodra". Sipas tij, Çuka e ka
mashtruar, duke i marrë 100 mijë
euro, me pretendimin se do t‘i
rregullonte një sipërfaqe trualli
prej 920 m². Bëhet fjalë për një
truall ndërtimi që në vitin 2005,
në rrugën "Hamid Shijaku". Policia
ka marrë në pyetje edhe të
kallëzuarin, por ai e ka mohuar
akuzën, kështu që nuk ka pasur
fakte për implikimin e tij.