Dyshohet për zjarrvënie, arrestohet 42-vjeçari
Autori i Lajmit: red.
Policia e Elbasanit arrestoi dje autorin e zjarrvënies në ullishtet e fshatit Gurabardh, ku si pasojë e zjarrit u dogjën mbi 1.5 hektarë. Sipas burimeve të policisë bëhet e ditur se në pranga është vënë 42-vjeçari Kujtim Dani. “I ndaluari, me banim në lagjen “28 Nëntori”, në Elbasan është autor i vënies së zjarrit në vendin e quajtur ullishtja në fshatin Gurabardh”, - thanë burimet e policisë lokale. Nga hetimet dhe dëshmitë në polici, u mësua se 42-vjeçari i kishte vënë flakën një grumbulli mbeturinash, por zjarri është përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar dëme në ullishte. “Mbi të rëndon akuza e shkatërrimit të pronës me zjarr”,- thanë të njëjtat burime, duke shtuar se temperaturat e larta dhe era kanë ndihmuar që zjarri i fuqishëm të përfshinte dje ullishtet në fshatin Balëz dhe Gurabardh pak kilometra larg qytetit të Elbasanit. Zjarri u përhap me shpejtësi dhe si pasojë zjarrfikësit e mbërritur menjëherë në vatrën e zjarrit, e kanë pasur të pamundur të kontrollojnë flakët. Burime nga vendi i ngjarjes, thanë dje se për shkak të territorit të vështirë, zjarrfikësit e kanë pasur të pamundur të ngjiten me mjete në pjesën e sipërme të fshatit. Për të shuar zjarrin ndërhynë edhe vetë banorët e zonës, të cilët me mjete rrethanore u përpoqën për të shuar zjarrin. Në rrezik ishin fshatrat Balëz dhe Grabardh, por edhe ullishtet e Elbasanit.
Ky lajm është publikuar: 09/08/2008