E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr ne Sarandë, rrezikohet fshati

Autori i Lajmit: red.

Situatë problematike pas një zjarri të rënë në komunën e Mesopotamit dhe të Livrit në Sarandë. Nga flakët janë përfshirë fshatrat Navaricë, Velahovë, Dhrovjanin, duke u shtrirë gjatë gjithë malit të kësaj zone. Por ndërsa në shumicën e fshatrave zjarri ka “marrë përpara” ara dhe shkurre, në Dhrovjan ai u është afruar banesave, duke vënë në rrezik fshatarët. Me gjithë përpjektet e zjarrfikëseve, zjarri nuk është mundur të lokalizohet. Në vend kanë mbërritur zjarrfikëse nga Delvina dhe Saranda, por flakët vazhdojnë të përparojnë. Mësohet se banesat e fshatit Dhrovjan janë në rrezik, ndërkohë që në ndihmë kanë dalë gjithë banorët me mjete rrethanore. Policia po heton për identifikimin e zjarrvënësit, i cili dyshohet të jetë ndonjë që ka djegur arën pas korrjes së prodhimit, por që si ndodh në këto raste, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit.

Ky lajm është publikuar: 09/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›