Policia publikon identikitin e viktimës në Lushnjë
Autori i Lajmit: red.
Policia e Shtetit kërkoi ndihmën e medieve që nëpërmjet tyre, qytetarët të njihen me të dhënat mbi viktimën e një dite më parë në Grabian të Lushnjës. Policia bëri të ditur se është duke u punuar intensivisht për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe vënien para drejtësisë së autorëve të saj. Kufoma e gjetur dy ditë më parë është e seksit mashkull, me gjatësi trupore 1.68 cm, mosha 18-25 vjeç, me flokë ngjyrë të zezë, të qethur shkurt e të lyer me xhel, sytë bojë qielli. Ai mbante veshur një bluzë të zezë, në pjesën e përparme të bluzës ka mbishkrimin “Empori-Armani”. Po ashtu mbante veshur pantallona treçerekëshe doku me ngjyrë bezhë, si dhe atlete ngjyrë gri me mbishkrimin “Nike”. Policia e Shtetit, duke kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e këtij shtetasi, tha se për çdo informacion qytetarët mund të telefonojnë në numrin publik pa pagesë 129. I ndjeri u gjet dje herët në mëngjes, në afërsi të vendit të quajtur “Tre Urat”, pranë fshatit Grabian të Lushnjës, në rrugën rurale. Ai ishte vrarë me mjete të forta dhe më pas ishte djegur.
Ky lajm është publikuar: 09/08/2008