E Diel, 1 Nëntor 2026

Si ia vodhi konsullit francez letrat për qeverinë e tij

Autori i Lajmit: red.
Aliu nuk bënte dallime midis të pasurve dhe të varfërve, të afërmve apo të panjohurve, vendasve apo të huajve, të krishterëve apo myslimanëve

Për Aliun janë shkruar aq shumë libra dhe studime, sa për asnjë burrë tjetër të Ballkanit dhe Evropës, nëse përjashtojmë këtu Napoleon Bonapartin. Dhe, që te gjitha kundërthënëse dhe në përleshje me njëra-tjetrën. Disa e marrin me të mirë, ndërsa të tjerë e tërheqin zvarrë. Do të vazhdojnë të shkruhen studime mbi Ali Pashën, derisa të vihet e vërteta në vend dhe ky shqiptar i madh të marrë vendin e tij pranë dhe ndoshta në krye të heronjve të Greqisë parakryengritëse dhe kryengritëse. Libri më i fundit për Aliun është ai i T. Vurnës “Ali Pasha, tiran apo politikan gjenial?”... Historianët janë shumë të ndryshëm në gjykimet e tyre për Ali Pashën. Paparigopulos, që krijoi ndërgjegjen e historisë se re te grekëve, e dënon tërësisht dhe kjo peshonte shumë ne gjykimin e Aliut. Fotiadhi, Aravantini, Kumas, Baleta, Vranushi, Geruini, Pukevili, e kanë dënuar në breshëri. Kordati e cilëson te madh: “Sepse goditi shfrytëzuesit dhe dinastët e varfërisë, ashtu si dhe suliotët dhe koxabashët, të cilët e shanë aq sa mundën dhe kështu u krijua ideja se ishte gjakatar, grabitqar dhe tiran... (vëll. A f.405, 407, 410).
Mendelson Bartholdi thotë: “Aliu hoqi plotësisht sistemin mesjetar dhe timarik dhe i hapi kështu rrugën qytetërimit dhe formës së regjimit të ri. Finli e konsideron si një mjet të zgjedhur nga favoret që kishte bërë për përparimin e ngritjes shoqërore të grekëve. Nuk do te kishte asnjë vend në histori, nëse rrethanat nuk do ta nxirrnin shpallës të Kryengritjes greke. Gjykimi i trilltë i Finlit është i padrejtë dhe u hodh poshtë nga arkivat ,që solli në dritë sovjetiku Arsh dhe sipas te cilave, vizioni dhe betejat e Aliut nuk ishin as të rastësishme, as personale. Finli e njeh veprën pozitive të Aliut, por i heq atij qëllimin, dëshirën, ndërgjegjjen e asaj që po bënte. Pas zbulimit të arkivave ruse, duke shtuar dhe pjesën tjetër të gjykimit të Finlit, ky do të ishte përcaktimi më i saktë për veprën e Aliut.
Fantazitë romaneske të konsullit Pukevili për Pashanë
Pukevili, që e njohu dhe nga afër si konsull i Francës, e përshkuan në mënyrë romaneske. Por Pukevili i bënte lojëra me të vërtetë të shëmtuara Aliut. Të huajt mendonin se do të gjenin në Janinë njerëz që do t u bënin shërbëtorët dhe sahanlëpirësit. Por Aliu nuk bënte dallime midis te pasurve dhe te varfërve, te afërmve apo te panjohurve, vendasve apo të huajve, të krishterëve apo myslimanëve. Kështu, i mori njëherë kuajt e Pukevilit për një vepër publike dhe bamirësi francez u indinjua tragjikisht dhe në mënyrë të pandreqshme për këtë nënvlerësim. Ndryshe i priste gjërat ne Lindjen e fjetur dhe ndryshe i dolën. Por, më tragjikja për Pukevilin ishte se Aliu arriti me njerëzit e tij t i vjedhë e t i lexojë raportet e tij ndaj qeverisë franceze si dhe përgjigjet e të dytëve përpara se të arrinin në duart e secilës palë, kështu Aliu i dinte edhe qëllimet e Pukevilit dhe ato të qeverisë franceze...
Kur më vonë Pukevili e mësoi këtë gjë, luajti mendsh, por Aliu, duke qeshur, e përshëndeti me qetësi dhe paternalisht (për t i tendosur akoma me shumë nervat me sa duket) kur ai largohej nga Janina: “Mësova, - i tha, - gjithçka, që shkruaje kundër meje dhe të lavdëroj për zilinë. Të lumtë! Punove mjaft mirë për padronin tënd dhe madje me tepricë”. Pra, Pukevili përmend histori tmerri për Aliun, te cilat do t i kish zili dhe romancieri më i madh i veprave të horrorit të Anglisë së shekullit të kaluar. Dhe e shtrembëron historinë deri në atë pikë, saqë dhe vetë kritikuesit e Aliut si Aravantini, deklarojnë se përcaktimet e Pukevilit janë pasionante dhe fantastike, “shfaqin një autor francez të romaneve”.
Epitetet historike: “Pirro i ri”, “Luan e Epirit”
Zoto Molosi e cilëson si “udhëheqës gjenial dhe revolucionar”; Lord Bajroni, që e njohu nga afër Aliun, e quajti “Pirro i Ri” apo “Luani i Epirit” dhe “Bonapart”. “Simpoziumet që u parashtronte Aliu të huajve dhe intelektualëve të Janinës, - thotë, - të kujtonin Simpoziumet e Platonit”.
Viktor Hygoi, ky demokrat dhe intelektual i madh, një nga figurat më të mëdha të njerëzimit, një filo-helen dhe adhurues i helenëve te lashtë, thotë për Aliun: “Ishte i vetmi kolos, që shekulli ynë mund t i kundërvërë Napoleonit”.Historiani anglez, Uilliam Miler, shkruante se “Luani i Janinës është rruga, që të çon drejt kryengritjes greke”.

Odet e thurrura nga grekët për cilësitë e Pashatit të Janinës
“Shqiparë e grekë, myslimanë e të krishterë, i vuri barabar para ligjit”
Protosingjelli i Patriarkanës Ikumenike, Athinagora shkruan: “Fjala e fundit për të (Aliun) nuk është thënë ende, pothuaj te gjithë shkruan, duke menduar ta paraqesin me ngjyrat më të gjalla, deri edhe si një përbindësh të njerëzimit, tigër të vërtetë të etur për gjak njeriu. Nga kaq vjet studime mbi historinë e Epirit dhe madje të ngjarjeve të kohës së Ali Pashës, krijova idenë se shumica shkruan ndoshta e shtyrë nga antipatia dhe jo nga gjykimi dhe mendimi që kishin ndaj tij. Drejt flet Protosingjelli, sepse, nëse studion me kujdes historinë e kohës dhe rrjedhojën e veprës së Aliut, do të shohësh domosdoshmërisht ashpërsinë e tij, por asnjëherë çnjerëzinë apo padrejtësinë. Do të shohësh përpjekjen për çlirim dhe krijim të një shteti të ri, ku të gjithë popujt do të jenë të barabartë, shqiptarë, grekë, vllehë, të krishterë, myslimanë, do të jenë të barabartë kundrejt ligjit, pa padrejtësi, pa të favorizuar dhe pa lypsarë. Do të shohësh luftën e egër kundër bejlerëve të pasur dhe koxabashëve dhe dashurinë që kishte për të populli i thjeshtë, i cili e quante “baba”, siç na pohon Kumas.
Poeti Jani Vilara ishte njëri nga të parët e poezisë dhe letërsisë. Në Janinën e Aliut u bë një reformë arsimore, që u desh të kalonin 150 vjet për të fituar të drejtën. Mësuesit atje vareshin nga direktivat e nëpunësve të ministrive, por i shprehnin lirshëm idetë e tyre dhe, nëse hasnin ndonjë problem me Patriarkanën, i mbronte Aliu. Atje u vendos gjuha popullore, sistemi monotonik, zhdukja e gërmave të panevojshme greke. Pra, Vilara shkroi një mbishkrim, i cili është vënë mbi mur në portën e Himarës: “Më njohu Feathondi, më kish rritur Pirro, Aliu i parë më mban- tepeleniot hero, Padron i plotfuqishëm i anëve të Epirit dhe gjeneral i pakrahasueshëm me shpatë në dorë. Pesë mijë ushtarë mban nën vete vigjilentë gjithmonë dhe të patrembur ndaj armikut të tij. Në Janinë pushon Luan burrërori, bir i Athinasë e i edukuar nga Ari”. Vilara ka shkruar gjithashtu dhe “Ode ndaj pushtimit të Sulit”, duke himnizuar Aliun. Poema nuk ka shpëtuar...
Shumë e konsideruan poemën si lajkë. Por Vilara nuk ishte fare tip i lajkatarit dhe këtë e thekson dhe Kordati. Megjithatë, nëse llogarisim se kundër Sulit luftuan jo turq, siç na thonë historianët dhe i riprodhojnë ne vazhdim dhe poetët, por emra të mëdhenj të 21-shit, si Karaiskaqi, Andruco, Dhiako, Isko, Pallaska, Vamadoti, Paneria, Gardhidoti, Griva, Zapa, Bakola dhe sa të tjerë, nëse llogarisim se lufta e Aliut me suliotët ishte një dyluftim civil, ku e dretja ishte me anën e Aliut, siç u provua dhe u kuptua ne vazhdim dhe nga vetë suliotët, atëherë do te kuptojmë se Vilara nuk lajkatonte me “Odën” e tij, por e nënkuptonte atë që shkruante dhe është me te vërtetë një mungesë humbja e kësaj poemë.
Solomoi sigurisht e akuzonte rreptë Vilarën për “odën ndaj pushtimit të Sulit”, por Solomoi ishte jashtë vendi... dhe valleje dhe e shikonte kryengritjen dhe realitetin grek me anë të dylbive. Mitropoliti, ati i ri Polikarpi, i kushtoi Aliut poemën ne dialekt të lashtë poetik: Prijës fisnik që banon në pallatet e Pirros ia ngre moralin papritmas Aleksandrit të ri, që ndoqi gjurmët e Admantit të paluftueshëm dhe përsëri kërkon dhe me te gjitha nderimet e lashta bëhesh i lavdishëm, Ali Pasha që do te dërrmosh ushtri të mëdha mjaft besnike. As ti, as ndonjë e vdekshëm s erdhët për të dëgjuar ata që për Aleksandrin krijuan një mrekulli”. Nuk është e çuditshme që pedantët e krahasojnë Aliun me të lashtët. Në çastin që askush nuk interesohej për trashëgiminë tonë të lashtë, Aliu dhe biri i tij Veliu, u morën me përparimin e arkeologjisë në Greqi, me muzikën dhe teatrin. Sigurisht, ata nuk iu referuan asnjëherë Bizantit, por vetëm lashtësisë helene. Aleksandrit, Pirros, Athinasë, Arit, etj. Nuk kishin për te ndarë gjë me shenjtorë, përjetësi, zotomani, etj..

Ky lajm është publikuar: 08/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›