E Diel, 1 Nëntor 2026

Hiqni dorë nga sekretet familjare me fëmijët

Autori i Lajmit: red.
Mos mbani sekrete në jetën tuaj familjare. Fëmijët nuk duhen mësuar që të mbajnë gjëra për vete.
Kështu, fëmijët të cilët kërcënohen nga dikush, që të mbajnë sekrete, do ta kuptojnë se kjo është e gabuar
dhe që ata duhet t ua tregojnë prindërve. Përdorni fjalën “surprizë“ dhe jo “sekret”, kur doni të flisni për një dhuratë apo për një festë, që duhet mbajtur e fshehtë për pak ditë. Heqja e sekreteve krijon intimitetin e duhur me fëmijët dhe ai e ndjen më mirë se interesat e tij janë më të plotësuara, kur ato njihen nga prindërit dhe. Mbajtja e sekreteve do të thotë se fëmijët nuk kanë besim të mjaftueshëm për t ua besuar ato dhe zgjidhjen e tyre juve si prindër ose shprehin frikën e ndëshkimit. Kjo dëmton lidhjen emocionale të tij kundrejt jush. Çlirojini fëmijët duke u krijuar klimën e duhur që të mos mbajnë të fshehta, të cilat mund t i ndrydhin, mund t u krijojnë ankth, mund t i bëjnë të shtiren e të gënjejnë. Të krijuarit e një marrëdhënieje të hapur ju jep mundësinë të keni nën kontroll gjithçka që ndodh me fëmijën dhe ta mbroni nga çdo rrezik i mundshëm, propozime të dëmshme për shëndetin dhe jetën e tij që mund t i vijnë nga bota apo format e mundshme të një abuzimi që mund të përgatitet ndaj tij.
Përdorni fjalët e e sakta
Mësojini fëmijëve fjalët e sakta për vaginën, penisin, thithkat e gjirit etj. Kjo i bën ata të mund të flasin
më lirshëm për trupin e tyre dhe iu heq misterin e panevojshëm. Flisni me ta fjalë ndjenje. Ndihmojini fëmijet që të përdorin dhe shprehin ndjenjat e tyre kur janë të gëzuar, të lumtur, të zemëruar etj. Kështu ata do ta kenë më të lehtë të flasin me ju, kur kanë një shqetësim. Përdorni metoda disipline të pranueshme
Zbatoni mënyra disipline, të cilat nuk përdorin frikën. Nëse nuk përdorni rrahjen si dënim apo kërcënime
të tjera gojore dhe nëse dëgjoni anën e tyre në një grindje, fëmijët tuaj do të jenë të sigurtë t ju drejtohen juve dhe kur ndihen në faj. Ata do të kenë besim që ju nuk do t i rrihni, por do t i dëgjoni.
Mësojuni atyre rregullin “Mjaft!“
Kur luani vetë me fëmijët, apo kur ata luajnë me të tjerë, mësojini që ka një rregull që thotë “Mjaft!“
dhe ky duhet respektuar. Sigurohuni që të gjithë pjesëmarrësit e lojës e respektojnë këtë rregull. Kjo është e rëndësishme për t u mësuar fëmijëve që ata mund të ndalojnë gjithçka kur nuk ndihen mirë, duke thënë “Mjaft!”. Pjesa e dytë e këtj rregulli është që nëse fëmijët thonë “Mjaft!“ dhe të tjerët nuk u binden, atëherë ata duhet të kërkojnë ndihmë nga një i madh.
Mësojini të respektojnë hapësirën private
Dalngadalë, mësojini atyre respektin për hapësirën private/personale të trupit. Tregojini që të rriturit
nuk zhvishen dhe nuk prekin organet seksuale në publik, para njerëzve të tjerë dhe shpegojini që
ju dëshironi që dhe ai t i ndjekë këto rregulla.Vishini fëmijët sipas moshës, është më mirë që ata mos të vishen si të rritur. Mos bëni shaka të tipit “fëmija juaj ka një të dashur, apo një shok“. Ata mund të shqetësohen kur përballen me tema seksuale,si në jetën e vërtetë, ashtu dhe në televizor.
Kini kujdes për fjetjet jashtë shtëpisë
Fëmijët mund ta kalojnë natën vetëm tek shtëpia e dikujt që ju e njihni mirë dhe kur e dini që nuk
do të ketë vizitorë të tjerë, të cilët do të kalojnë natën atje. Vendosni një shprehje me fëmijën tuaj, për
shembull “Jam pak i sëmurë“, që do të thotë, që ai nuk ndihet mirë atje dhe që duhet të vini ta merrni menjëherë.
Kini besim tek ndjenjat tuaja (intuita)
Veproni ashtu si e ndjeni ju. Nganjëherë, e vetmja shenjë e abuzimit mund të jetë një ndjenjë e juaja
për një person apo për një ngjarje. Thoni“jo“, nëse dikush e fton fëmijën tuaj në shtëpi, por ju nuk
ndiheni të sigurt me këtë person. Mos i shtyni fëmijët që të afrohen shumë me njerëzit
Shtyjini fëmijët të puthin vetëm ata njerëz, të cilët edhe ju do të donit t i puthnit dhe përqafonit.
Shkoni me ta në tualete publike
Mos i lini asnjëherë të shkojnë vetëm në banjat jashtë, në lokale apo diku tjetër. Respektoni trupin e fëmijës
Që nga koha që fëmijët nuk mbajnë më panolina, pra 3-4 vjeç, asnjë njeri tjetër përveç tyre (dhe mjekut)
nuk duhet t ua prekë organet seksuale. Ata mund të mësojnë që të lajnë vetë organet e tyre seksuale.
Nëse ata kanë një problem, është më mirë që t ju tregojnë juve që t i ndihmoni, por prekjen ta bëjnë ata vetë.
Kontrolloni befasisht dadot, edukatoret
Zgjdhini mirë kujdestaret dhe shpesh bëjuni kontrolle të befasishme. Kini kujdes për çdo ndryshim tek fëmija juaj, të qara, pagjumësi e papritur që nuk lidhet me ndonjë sëmundje. Vini re me vëmendje sinjalet që ata ju japin.
Dhuratata jo si shpërblim, por si festim
Asnjëherë fëmijët nuk duhen shpërblyer me lodra e dhurata për shërbimet që bëjnë, për notat e mira në mësime. Çdo dhuratë duhet të lidhet me gëzimin e një feste si ditëlindja, përfundimi i vitit të kopshtit
ose të shkollës. Është shumë e rëndësishme të mos ta bëjmë fëmijën të ketë frikë nga komunikimi me
njerëzit, apo dyshues ndaj të gjithëve. Një fëmijë që është i sigurt në vetvete dhe i sigurt në besimin e prindërve të tij, është i sigurt në mbrojtjen nga dhuna. Fëmijës i duhet edukuar, rritur dhe mbrojtur besimi tek vetja që në moshë të vogël. Nuk duhet dënuar asnjëherë për fjalët që thotë. Edhe veprimet e dënueshme, të thëna me fjalë nuk janë të dënueshme. Fëmijët që kanë besim se nuk dënohen dhe shahen, flasin. Nëse një fëmijë ndryshon, nuk fle më si më parë, nuk flet më, “nuk është më ai i pari , këtu ka diçka
serioze.
Ky lajm është publikuar: 08/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›