E Diel, 1 Nëntor 2026

Dyshohet se vidhnin banesa dhe dyqane kater ne pranga

Berat

Tentojne te vjedhin nje motor ne nje fshat te Rrethit te Kucoves por akuzohen se jane autore te nje sere vjedhjesh te tjera te ndodhura ne kohe te ndryshme ne Berat. Burime zyrtare te policise lokale bejne me dije se dje ne oret e para te mengjesit jane ndaluar Faik Nallbani 20 vjec Eldik Maliqi 27 vjec Afrim Zhuka 19 vjec dhe Amarildo Mile 20 vjec. Te katert keta persona banore te qytetit te Beratit akuzohen se ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane tentuar te vjedhin nje motociklete ne fshatin Havaleas te Komunes Kozare ne Rrethin e Kucoves. Te rinjte jane pikasur nga i zoti i shtepise qe ka denoncuar menjehere ne Komisariatin e Policise se Kucoves cka solli edhe ndalimin e tyre. Nga hetimet e para sipas burimeve te policise te rinjte dyshohet se jane autore te vjedhjes se disa banesave dhe dyqaneve ne qytetin e Beratit e Kucoves.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›