E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot lirohet Qetsori i fundit i dukatasve

Protesta Gjykata liroi te dielen 14 te tjere te akuzuar per te njejtat vepra penale

Gjykata e Rrethit te Vlores pritet te jape sot masen e sigurise per Qetsor Ferunaj i cili eshte ndaluar nga policia si nje prej organizatoreve te trazirave te ndodhura te enjten e kaluar ne Dukat dhe Orikum. Fituesi i edicionit te dyte te Big Brother Albania pritej te dilte dje perpara trupit gjykues per vleresimin e mases se sigurise por per shkak te mosplotesimit te afateve ligjore eshte vendosur qe seanca te zhvillohet rreth ores 0900 te mengjesit te sotem.

Ferunaj eshte dorezuar ne polici pasditen e se premtes pasi ishte shpallur ne kerkim nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Vlores. Gjyqtarja e ceshtjes eshte Elvana Cicolli nderkohe qe organi i akuzes perfaqesohet nga Dritan Marku. Ferunaj eshte i vetmi dukatas qe vazhdon te qendroje ne qeli pasi dy dite me pare Gjykata e Vlores ka vendosur lirimin e 14 bashkepunetoreve te tij. Gjykata ka vendosur masen detyrim per paraqitje per 14 nga 15 te ndaluarit per ngjarjet e 11 nentorit ne Dukat dhe Orikum ku protesta e radhes per pronen u shnderrua ne perleshje me policine lokale dhe forcat speciale.

Gjyqtarja Elvana Cicolli ka vendosur dhe urdheruar lirimin e menjehershem te te arrestuarve si dhe detyrimin per paraqitje te tyre cdo dite te hene ne oren 0900 ne policine gjyqesore per vazhdimin e hetimeve te metejshme. Te akuzuarit jane cilesuar si njerez te parrezikshem dhe se per ta nuk kishte prova konkrete dhe shume bindese per kryerjen e veprimeve te kunderligjshme prandaj hetimet ndaj tyre do te vazhdojne ne gjendje te lire.

Ndaj 15 dukatasve rendojne akuzat per organizim grumbullim dhe manifestim te paligjshem pengim te qarkullimit te mjeteve kundershtim me dhune te punonjesit te policise se rendit publik goditje per shkak te detyres prodhimin dhe mbajtjen pa leje te armeve municioneve dhe lendeve plasese vepra keto te parashikuara nga nenet 262/2 237 293 262 278/1 e 25 te Kodit Penal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›