E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia nuk ka ende akuze per vdekjen tragjike Ishte pakujdesi

Hetimet Dosja eshte ende duke u plotesuar dhe deri tani pergjegjese e vetme del nena fatkeqe

Tragjedia e Sukthit ende nuk ka persona nen akuze. Ajo nuk eshte kualifikuar ende ne nje a me shume vepra penale. Eumlshte nje ngjarje e koklavitur aspak e thjeshte pohon prokurori i ceshtjes. Ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Durres dhe ne Drejtorine e Policise se Qarkut deklaruan per Shqip se ende nuk ka nje cilesim te vepres penale. Megjithate ngjarja nuk do te mbetet pa nje procedim penal. Shume shpejt organi i akuzes qe vazhdon te plotesoje dosjen me akte dhe ekspertiza do te konkludoje dhe percaktoje akuzen dhe personat qe do te vihen nen te. Paraprakisht te gjitha pergjegjesite ligjore duket se bien mbi nenen qe i la vetem po a mund te ndeshkohet ajo me shume sesa u ndeshkua me vdekjen e menjehershme te kater femijeve A mund te penalizohet nje nene qe la vetem femijet e saj per te punuar ne oret e vona te nates se askush nuk i dha ndihme per ti mbajtur ne menyre te vazhdueshme me buke veshje e libra Nena duhej te ishte kujdesur qe ata te mos kishin mundesi te perdornin mjete qe shkaktojne zjarr. Por pakujdesia e saj ishte ne emer te jetes te mbajtjes me ushqim te femijeve qe dhe vete babai i braktisi. Ndonese kishte nje urdher mbrojtjeje qe e mbante babane Besim Xheken 44-vjecar ne distance nga shtepia ku ndodhi tragjedia hetimet kane zbardhur se mes tij dhe Suzanes ka pasur nje afrim pas ketij urdhri. Ky afrim i ri mes bashkeshorteve nuk eshte shoqeruar me akte dhune. Kjo situate e ve ne pergjegjesi ligjore edhe babane e femijeve. Ne prokurori pyetjes nese CEZ do te ngarkohet me pergjegjesi ligjore per kete ngjarje nuk i pergjigjen qarte per aq kohe sa ende nuk eshte thene fjala e fundit dhe percaktuar pergjegjesite te pakten ne nisje te hetimit me nje akuze konkrete qe ende mungon. Po lihet te kuptohet qe eshte shume e veshtire qe CEZ te ngarkohet me pergjegjesi ligjore pasi nuk ka lidhje shkakesore te figures. Shkaku paraprakisht deklarohet te jete zjarri i shkaktuar nga vete femijet qe e harruan qiriun ndezur. Te kater femijet nderkohe qene dhe te gjithe te mitur te paafte per te vleresuar rrezikun. Nena ishte e detyruar te largohej cdo nate edhe ne ato raste kur e dinte fort mire se femijet i kishte zene gjumi me barkun bosh dhe ajo duhej te kthehej ne mengjes me para per buke e qumesht. Ata nuk ishin femije qe llastoheshin para nje cokollate por te pangopur. Ne kete atmosfere nuk mund te kemi fajtore po thjesht pakujdesi te detyruar te nenes. Fajtor eshte tjeterkush thote nje avokat i njohur ne Durres. Megjithate te thuash se fajtore eshte shoqeria kjo tashme eshte kthyer ne nje koncept te abstraktuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›