Policia kap naten kater hajdute metalesh
Kabllot telefonike dhe elektrike ashtu si dhe shinat e trenit bien pre e hajduteve ordinere qe lene ne erresire e pa komunikim mijera banore dhe rrezikojne trenat e pasagjereve dhe mallrave. Ne kuader te nje operacioni policor te koduar Erresira sherbimet e Komisariatit te Policise Durres arriten te godasin nje grup vjedhesish te kabllove telefonike te qytetit te Durresit dhe fshatrave perreth si dhe shinave te trenit me qellim tregtimin e metalit.
Struktura per parandalimin e krimit prane ketij komisariati duke vleresuar si shqetesues problemin e vjedhjes se kabllove elektrike dhe telefonike ne Rrethin e Durresit organizuan punen per identifikimin e personave te perfshire ne kete aktivitet dhe kapen ne flagrance ne vjedhje e siper dy nga tre personat e perfshire ne krim. Keshtu jane arrestuar Xhavit Sulejmani 19 vjec dhe Eduart Beqiri 26 vjec te dy banues ne qytetin e Durresit.
Informacionet e dhena nga qytetaret kane cuar ne kapjen e tyre ne flagrance ndersa kishin vjedhur gjate oreve te nates ne bashkepunim edhe me shtetasin Xh.H. sasine prej 100 metrash kabllo optike telefonike me diameter 3.6 centimetra ne Shkozet te Durresit.
Kablloja e vjedhur ishte pjese e rrjetit telefonik te kesaj lagjeje te Durresit dhe ata synonin ta tregtonin si metal me ngjyre. Po keta persona dyshohet te jene autore dhe te vjedhjes se sasive te tjera te kabllove optike ne Shkozet dhe Rrashbull ne korrik te ketij viti.
E ndersa po punohet per kapjen e bashkautorit tjeter policia coi ne pranga edhe dy shtetas te tjere. Florian Karafili 19 vjec dhe 16-vjecari L.B. te dy me banim ne Durres u arrestuan pasi u kapen ne flagrance duke vjedhur ne linjen hekurudhore nje shine gjashte pllaka lidhese dhe 12 bulona te cilat jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale.
Kater te arrestuarit jane kapur gjate oreve te nates po rendom ne udhet e hekurta shqiptare mund te shohesh edhe gjate dites femije e te rinj qe vjedhin prej andej bulonat qe lidhin shinat dhe pjese te tjera metalike.
Numri i larte i te papuneve dhe vendet e pakta te punes ne pergjigje te kesaj armate ne kerkim e kane shtuar ndjeshem numrin e mbledhesve te hekurishteve duke u kthyer deri ne vjedhes qe rrezikojne jetet e shume njerezve qe udhetojne permes transportit hekurudhor si dhe duke lene ne terr energjetik e komunikativ mijera te tjere.