E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti per pronen i merr jeten nje 30-vjecari

Policia arreston nje te dyshuar per krimin. Shpallet ne kerkim nje tjeter

Konflikti per pronen shenon viktimen e radhes ne Lezhe. Nje i ri 30-vjecar ka rene pre e plumbave te nje 27-vjecari dhe sipas hetimeve paraprake te policise ngjarja ka pasur motive pronesie. Autori i dyshuar i krimit eshte ndaluar rreth dy ore me pas nderkohe qe policia lokale ende nuk ka dale ne nje variant zyrtar per vrasjen qe tronditi dje ne mesdite qytetin e Lezhes.

Ngjarja e rende ka ndodhur rreth ores 1400 te se henes ne lagjen Nene Tereza te qytetit te Lezhes. Viktima eshte gjetur i pajete ne mes te rruges dhe me pas ai eshte identifikuar si Paulin Deda 30 vjec banues ne lagjen Skenderbe te qytetit.

30-vjecari eshte gjetur mes nje pellgu gjaku nga uniformat blu te Komisariatit te Lezhes te cilet jane njoftuar per ngjarjen nga banoret e zones. Keta te fundit pasi kane degjuar krismat ne rruge kane sinjalizuar policine.

Menjehere ne vendin e ngjarjes kane shkuar forca te shumta te cilat kane bere rrethimin e zones dhe mbledhjen e provave materiale. Blute kane bere transportimin e viktimes per ne morgun e spitalit te Lezhes ku i eshte nenshtruar ekspertizes mjekoligjore dhe jane percaktuar shkaqet e vdekjes se 30-vjecarit.

Nga keqyrja e vendit te ngjarjes jane gjetur gezhoja te nje arme automatike si dhe eshte gjetur nje automjet tip fuoristrade me targa te huaja qe mendohet se eshte braktisur nga autori i krimit. Policia fillimisht dyshonte se ngjarja kishte dy autore por dy ore me pas rreth ores 1530 ka mundur te ndaloje si autor te dyshuar te ngjarjes nje 27-vjecar.

Burime zyrtare te Drejtorise se Policise se Qarkut te Lezhes bejne te ditur se per vrasjen e 30-vjecarit Deda eshte ndaluar si autor i dyshuar 27-vjecari Dode Gjoka banues ne lagjen Nene Tereza te Lezhes. Nderkohe nga burime jozyrtare mesohet se grupi hetimor eshte duke hetuar nje person te dyte i cili dyshohet te jete i perfshire ne vrasjen e te riut lezhjan.

27-vjecari eshte marre ne pyetje nga grupi i hetimit i ngritur per kete ceshtje i cili ende nuk ka dale ne nje konkluzion zyrtar te motiveve qe cuan ne vrasjen e 30-vjecarit. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se ngjarja ka pasur motive pronesie por pa percaktuar qarte konfliktin qe ekzistonte mes viktimes dhe autorit te krimit. Pas pergjigjeve te laboratorit dhe autopsise si dhe pas marrjes ne pyetje te te ndaluarit pritet qe te zbardhet skena dhe motivet e krimit qe i mori jeten te riut nga Lezha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›