E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata le ne burg mesuesin e dyshuar per perdhunim

Berat

Gjykata e Rrethit Gjyqesor ne Berat ka vendosur masen e sigurise burg pa afat per mesuesin 52-vjecar nga Skrapari i cili akuzohet se ka kryer marredhenie seksuale me dhune me nje 16- vjecare. Dje ne mesdite gjykata e ketij rrethi ka cilesuar si te ligjshem ndalimin e 52-vjecarit Sh.Koromani si dhe vendosi ndaj tij masen e ndalimit burg pa afat per vepren penale te kryerjes se marredhenieve seksuale me dhune. Perfaqesuesi i organit te akuzes Tasim Puci paraqiti dje ne mesdite perpara trupit gjykues nje sere provash dhe faktesh qe sipas tij deshmojne dhunen seksuale qe 52-vjecari Koromani mesues i lendes se matematikes ne shkollen e fshatit Backe kishte ushtruar ndaj fqinjes se tij 16-vjecare me inicialet M.K. Mesuesi u arrestua mengjesin e se shtunes pas denoncimit qe fqinja beri ne Komisariatin e Policise ne Corovode ku shoqerohej nga prinderit e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›