Dyshonte se e tradhtonte gruaja, vetëvritet
Autori i Lajmit: red.
I jep fund jetës, pasi ndihej i tradhtuar. Një 35-vjeçar është gjetur i vrarë në Tiranë dje rreth orës 09.00, në afërsi të fushës “Misto Mame”, viktima është Anton Lleshi, 35 vjeç, lindur në fshatin Kryezi në Pukë. Burime nga policia bëjnë të ditur se 35-vjeçari u gjet nga shërbimet e policisë, pak minuta pasi ata morën njoftim nga salla operative se në ambientet e një banese pranë “Misto Mames”, ka vdekur si pasojë e plumbit me armë zjarri, 35-vjeçari Anton Lleshi, lindur në fshatin Kryezi Pukë.
Sipas të njëjtave burime, mësohet se nga hetimet e kryera, është zbardhur dhe motivi së bashku me rrethanat e ngjarjes.
Mësohet se i ndjeri Anton Lleshi, prej disa kohësh po përjetonte xhelozi ndaj së shoqes. Ndonëse nuk dihet shkaku pse ai ndihej xheloz, ditët e fundit, dyshimin se e shoqja e tradhtonte po e përjetonte edhe më shumë. Sipas dëshmive të mbledhura, Antoni ia ka marrë, pa treguar, pistoletën shokut të vet. Ky i fundit ka raportuar tek eprorët e tij të burgut ku punon, se i kishte humbur pistoleta që mbante për shkak të detyrës. Në orën 09.00 të mëngjesit të së dielës, 35-vjeçari Anton Lleshi, gjendej i vetëm në dhomën e gjumit. Në një moment, që, sipas rrethanave të hetuara, ai e kishte pritur dhe planifikuar më herët, ka nxjerrë pistoletën që i kishte marrë fshehurazi shokut dhe ka kryer aktin fatal të flijimit. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes u kryen të gjitha veprimet hetimore, nga ku rezultoi se viktima ka vrarë veten me armë zjarri. Aktualisht nga grupi hetimor i formuar dhe nga ekspertë të seksionit Kundër Krimeve ndaj Shëndetit, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. Në cilësinë e provës materiale, policia tha se u sekuestrua pistoleta e tipit “TT” si dhe një karikator, por materialet hetimore do t i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ndjekje të mëtejshme.
Ky lajm është publikuar: 09/06/2009