PD në katër vitet e ardhshme do të barazojë pensionin e fshatit me atë të qytetit

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Ferdinand Xhaferri, gjatë një takimi elektoral dje në zonë e Zallit, në Fushë-Krujë, premtoi se "në mandatin tjetër qeverisës pensionet e fshatit do të barazohen me ato të qytetit". Zyra e shtypit pranë PD-së bëri të ditur sot, se para banorëve të Zallit, z.Xhaferri vuri theksin tek ndryshimi që ka pësuar Shqipëria në këto 4 vjet. Kandidati demokrat, Ferdinand Xhaferri u ndal edhe tek reforma e rritjes së pensioneve duke sjellë në vëmëndje faktin se "pensionet në fshat ishin 3400 lekë dhe sot janë 7000 lekë". "Premtimet e PD-së nuk mbarojnë me kaq sepse në vitin 2010 pensionet e fshatit do të barazohen me pensionet e qytetit ku minimalet ishin 13 mijë", tha zoti Xhaferri. ...