Gratë në fokus të fushatës elektorale të Partisë Demokratike

Partia Demokratike i ka vendosur gratë në fokusin e fushatës së saj elektorale, duke besuar se janë ato që sjellin ndryshimin, shpresën dhe suksesin, jo vetëm në familjet e tyre, por dhe në shoqëri. Sipas një njoftimi për shtyp të Kuvendit, prej gati një viti kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, njëkohësisht nënkryetare e PD-së, po realizon një program takimesh me gra dhe të reja në të gjithë vendin, të cilat kanë lajmotiv kryesor vendosmërinë për të ecur përpara, për të vazhduar ndryshimin dhe për të realizuar ëndrrën europiane të fëmijëve të tyre. Në këtë tur të saj, nënkryetarja e PD-së iu premton grave se do të jetë avokatja e tyre, duke i dhënë një dimension të ri ndërgjegjësimit dhe përfshirjes së tyre në jetën politike, në vendimmarrje dhe në shoqëri....