Nisi sot procesi gjyqësor ndaj një 20 vjeçarje e akuzuar për trafik lëndësh narkotike

Gjykata e Krimeve të Rënda nisi sot procesin gjyqësor ndaj 19 vjeçares Neada Kota, e dyshuar për trafik narkotikësh. Çështja ndaj kësaj shtetaseje, është marrë në shqyrtim nga një trup gjykues që, drejtohet nga gjyqtari Bardhyl Dhama, njoftuan sot burime zyrtare nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Neada Kota, është arrestuar me një sasi prej 700 gram lëndë narkotike e llojit heroinë, më 9 dhjetor 2008 në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, në Korçë, e cila lidh Shqipërinë me Greqinë. Ajo ishte duke udhëtuar për në Greqi, me utobuzin e linjës Tiranë -Selanik, kur, është ndaluar nga forcat e policisë së Korcës, të cilat bënë shoqërimin e saj në rajonin e policisë. Po atë ditë, forcat e policisë së Korçës, bllokuan edhe rreth 2 kilogram drogë ndërsa arrestuan dy persona të tjerë. Sipas të dhënave hetimore, e gjithë sasia e drogës së sekuestruar kishte për destinacion trafikimin e saj në Greqi. Çështjet penale për këto raste i kaluan për hetime Prokurorisë së Krimeve të Rënda. ...