KQZ, vëzhguesit vendorë me certifikata
Autori i Lajmit: red.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje akreditimin për zgjedhjet parlamentare të 28 Qershorit të 181 vëzhguesve të Forumit Ndërkombëtarë për të Drejtat e Njeriut. Edhe pse fillimisht lista e tyre përmbante 253 vëzhgues vetëm 181 prej tyre kanë mundur të akreditohen për shkak se pjesa tjetër kishte probleme me plotësimin e dokumentacionit. Pas diskutimeve është rënë dakord gjithashtu që vëzhguesit vendas të mund të paraqiten ditë n e votimit jo vetëm me karta identiteti dhe pasaportë por edhe me certifikatë. Anëtarët e KQZ-së sqarojnë se është marrë ky vendim për faktin se certifikata vazhdon të njihet si dokument identifikimi. “Për më tepër që certifikata do të jetë pjesë e dosjes dhe nëse në një moment të caktuar mund të ketë probleme ato mund të verifikohen shumë lehtë”, -sqaroi anëtarja e KQZ-së, Dëshira Subashi. Edhe pak ditë më parë KQZ ka miratuar një tjetër organizatë vëzhguesish vendas për të cilën ka vendosur të njëjtat kritere. KQZ ka miratuar dhe akreditimin e 3 përkthyesve të kërkuar nga ODHI, përkatësisht, Selami Brahaj, Julian Hasa dhe Ardit Baliko. Po dje është miratuar dhe projekt-vendimi “Për miratimin e manualit të Komisionit të Zonës së Administrimit Zgjedhor, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 2009” i cili përcakton detaje procedurat që do ndjekë KZAZ dhe mënyrën e administrimit të materialeve.
Ky lajm është publikuar: 09/06/2009