Topi riformaton shtrirjen territoriale të gjykatave
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Riorganizimi i gjyqësorit
Riformatohet gjyqësori në gjithë vendin. Presidenti i Republikës, njëkohësisht kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, dekretoi dje zonat ku do të shtrihen 22 gjykata të Shkallës së Parë në të gjithë vendin. Tashmë gjykatat kanë një shtrirje sipas numrit të popullsisë dhe jo më sipas sipërfaqes. Në dekretin e Presidentit mësohet se në rastet ku dendësia e popullsisë është më vogël, tre qytete do të kenë një gjykatë të vetme, duke reduktuar kështu numrin e përgjithshëm të gjykatave në vend.
Dosjet
Të gjitha dosjet që ndodhen për gjykim në gjykatat që do të mbyllen, menjëherë pas këtij dekreti do të vijojnë shqyrtimin në gjykatën e përcaktuar në dekret. Kështu dosjet që janë gjykuar deri më dje në Gjykatën e Bulqizës, do të vijojnë gjykimin e Gjykatën e Dibrës me qendër në Peshkopi. Në këtë rreth gjyqësor përfshihet përveç rrethit të Dibrës edhe rrethi i Bulqizës.
Dekreti
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, njëkohësisht kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, dekretoi sot caktimin e kompetencave tokësore të gjykatave të rretheve gjyqësore dhe të qendrës së ushtrimit të veprimtarisë të secilës prej tyre.
Presidenca njoftoi se dekreti, i cili hyn në fuqi më 1 shtator 2009, erdhi në mbështetje të Kushtetutës, me propozim të ministrit të Drejtësisë.
Sakaq, dekreti nr. 5350, datë 11.06.2007 “Për krijimin e rretheve gjyqësore, caktimin e kompetencave tokësore dhe të qendrës së ushtrimit të veprimtarisë së tyre”, shfuqizohet, kurse për dekretin e ri, ngarkohet që ta zbatojë Ministria e Drejtësisë.
Më poshtë vijojnë detajet e dekretit:
Në territorin e Republikës së Shqipërisë, gjykatat e rretheve gjyqësore organizohen në 22 rrethe gjyqësore, me kompetencë tokësore dhe qendra të ushtrimit të veprimtarisë së tyre, si më poshtë:
1. Gjykata e rrethit Berat, me kompetencë tokësore në rrethet Berat, Skrapar e Kuçovë dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Berat.
2. Gjykata e rrethit Dibër, me kompetencë tokësore në rrethet Bulqizë e Dibër dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Peshkopi.
3. Gjykata e rrethit Durrës, me kompetencë tokësore në rrethin Durrës dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin e Durrësit.
4. Gjykata e rrethit Elbasan, me kompetencë tokësore në rrethet Elbasan, Gramsh, Librazhd e Peqin dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Elbasan.
5. Gjykata e rrethit gjyqësor Fier, me kompetencë tokësore në rrethet Fier e Mallakastër dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Fier.
6. Gjykata e rrethit Gjirokastër, me kompetencë tokësore në rrethet Gjirokastër e Tepelenë dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Gjirokastër.
7. Gjykata e rrethit Kavajë, me kompetencë tokësore në rrethin Kavajë dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Kavajë.
8. Gjykata e rrethit Korçë, me kompetencë tokësore në rrethet Devoll, Kolonjë e Korçë dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Korçë.
9. Gjykata e rrethit Krujë, me kompetencë tokësore në rrethin Krujë dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Krujë.
10. Gjykata e rrethit Kukës, me kompetencë tokësore në rrethet Kukës e Has dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Kukës.
11. Gjykata e rrethit Kurbin, me kompetencë tokësore në rrethin Laç dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Laç.
12. Gjykata e rrethit Lezhë, me kompetencë tokësore në rrethet Lezhë e Mirditë dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Lezhë.
13. Gjykata e rrethit Lushnjë, me kompetencë tokësore në rrethin Lushnjë dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Lushnjë.
14. Gjykata e rrethit Mat, me kompetencë tokësore në rrethin Mat dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Burrel.
15. Gjykata e rrethit Përmet, me kompetencë tokësore në rrethin Përmet e në Bashkinë Leskovik dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Përmet.
16. Gjykata e rrethit Pogradec, me kompetencë tokësore në rrethin Pogradec dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Pogradec.
17. Gjykata e rrethit Pukë, me kompetencë tokësore në rrethin Pukë dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Pukë.
18. Gjykata e rrethit Sarandë, me kompetencë tokësore në rrethet Delvinë e Sarandë dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Sarandë.
19. Gjykata e rrethit Shkodër, me kompetencë tokësore në rrethet Malësi e Madhe dhe Shkodër dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Shkodër.
20. Gjykata e rrethit Tiranë, me kompetencë tokësore në rrethin Tiranë dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Tiranë.
21. Gjykata e rrethit Tropojë, me kompetencë tokësore në rrethin Tropojë dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Bajram Curri.
22. Gjykata e rrethit Vlorë, me kompetencë tokësore në rrethin Vlorë dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Vlorë.
Për efekt të zbatimit të këtij dekreti, në rrethin Kolonjë nuk përfshihet Bashkia Leskovik.
Ky lajm është publikuar: 09/06/2009