Ali Dyrmishi, autobusë falas për tifozët e Partizanit
Partizani është shumë pranë realizimit të objektivit sezonal, që ka të bëjë me ngjitjen në kategorinë e parë. Të dielën Partizani do të jetë mysafir në Përrenjas dhe të kuqtë ndaj Domosdovës kërkojnë të ruajnë ecurinë e javëve të fundit. Në Përrenjas demat e kuq do të kenë edhe përkrahjen e tifozëve, të cilët nuk kanë munguar në asnjë transfertë, sado e largët që të ketë qenë. P
or kësaj radhe pritet që numri i tifozëve të Partizanit në mbështetje të ekipit të jetë edhe më i madh, për vetë faktin se për ata do të ketë autobuzë falas. Biznesmeni Ali Dyrmishi, ish-donator i Shkumbinit dhe Tomorit, njëkohësisht edhe dashamirës i Partizanit, është takuar para disa ditësh me një përfaqësi të tifozëve të kuq dhe u ka premtuar se për të dielën do të vërë disa autobusë në dispozicion të tyre që të mbështesin ekipin në Përrenjas.
Numri i autobuzëve varet nga numri i tifozëve që do të jenë të gatshëm për të udhëtuar drejt Përrenjasit. Udhëtimi do të jetë i organizuar dhe nisja do të bëhet në orën 11:00 nga pallati i sportit Asllan Rusi.
