E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dzekos i pëlqen Serie A

Sulmuesi i Manchester Cityt, Edin Dzeko ka pranuar gatishmërinë e tij për transferim në Itali.

Ylli boshnjak edhe para transferimit në City më 2011 ishte përmendur si objektiv i Juventusit dhe Milanit. Kurse, edhe tani vazhdon të jetë i kërkuar nga dyshja e gjigantëve nga Serie A.

“Për momentin jam ende këtu në City por afati kalimtar mbyllet më 31 gusht. Pa dyshim, do të më pëlqente të luaj në Itali e përcjelli Serinë A për një kohë të gjatë”, deklaroi Dzeko për të përditshmen angleze Daily Mail.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›