E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo do të luajë në MLS

Edhe Cristiano Ronaldo, një ditë, do të luajë në Major League Soccer. Konfirmimi ka ardhur nga vet ylli i Real Madridit.

“Futbolli në Shtetet e Bashkuara është duke u zhvilluar shumë. E shohim me sytë tanë tani kur jemi këtu në turne përgatitor. Tifozët na kanë pritur me entuziazëm të madh. Besoj se në të ardhmen mund të vij të luaj këtu”, deklaroi Ronaldo për todomercadoweb.

Vitet e shkuara yje të futbollit evropian si David Beckham dhe Thierry Henry i janë bashkuar klubeve nga Major League Soccer, Los Angeles Galaxy respektivisht New York Red Bulls.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›