E MAJTA FITON NESE DO FITORE
Mediat e Kryeministrit Berisha nuk i bënë fare jehonë sondazhit të fundit të "Zogby", edhe pse ai e nxori Partinë Demokratike për herë të parë me më shumë pikë se rivalja e saj Partia Socialiste. Si shpjegohet që u harrua të brohoritej për këtë fitore nga një propagandë, që edhe humbjet i paraqet si fitore? Për faktin e thjeshtë se rezultatet e sondazhit "Zogby" qenë rikonfirmimi i një tendence të qëndrueshme, që parathotë disfatën e pashmangshme të PD-së dhe aleatëve të saj. Heshtja e mediave berishiste është pjesë e asaj dinakërie politike, që kërkon të kalojë në surdinë një sondazh, i cili tregoi për herë të katërt se kampi politik i Berishës nuk i ka votat për një mandat tjetër dhe se e majta, PS me aleatët e saj dhe LSI me aleatët e vet, vazhdojnë të ruajnë avantazhin e shfaqur që në sondazhet e para. Mbetet të shikohet nëse lidershipët në kampet e së majtës, që kanë ulur armët e debatit mes tyre, por ende nuk kanë bërë paqe, do të kenë vullnet të shfrytëzojnë avantazhin elektoral në emër të një kryepërparësie për demokracinë liberale në Shqipëri, që është largimi me votë i pushtetit të korruptuar të Kryeministrit Sali Berisha.
***
Sipas sondazhit të fundit të "Zogby", PD mbështetet nga 38 për qind e votuesve dhe aleatja e saj PR, nga 1 për qind e tyre. Ndërkohë, PS ka marrë një mbështetje prej 36 për qind, LSI 6 për qind dhe G99 2 për qind. Të dy kampet kanë respektivisht një mbështetje prej 39 dhe 44 për qind. Diferenca është e dukshme, e qëndrueshme, sepse është konfirmuar në katër muaj rresht (jo vetëm nga "Zogby") dhe me pak gjasa për t‘u ezauruar në një muaj e gjysmë që na ndan nga 28 qershori. Rreth 7 për qind e votave që u shkon partive të tjera më të vogla, në të majtë dhe në të djathtë, si dhe shpërndarja e votave nga kategoria e 10 për qind të pavendosurve, nuk ka asnjë shans të përmbysin situatën në favor të së "djathtës" së Berishës.
Një avantazh i së majtës, i rikonfirmuar që nga fillimi i vitit, mund të përmbysej për rreth një muaj e gjysmë deri në zgjedhje, vetëm për shkak të ngjarjeve shokuese e të pazakonta për opinionin publik, për shembull, sikur për faj dhe përgjegjësi të opozitës, të ndodhte një skandal me përmasat tragjike si ai i Gërdecit. Por ndërsa një gjë e tillë nuk ka të ngjarë, shumica e zgjedhësve shfaqet e vendosur për rotacion pushteti. As manipulimet propagandistike, as përpjekja për ta paraqitur hyrjen në NATO si fitore vetëm të PD-së dhe personalisht të Berishës, as paraqitja me nxitim nga Berisha e kërkesës për anëtarësim në BE për ta përdorur në fushatë si një zë shtesë në bilancin e varfër politik, duket se nuk e kanë lëkundur vendosmërinë e shumicës së shqiptarëve për të mos i dhënë një shans tjetër në pushtet Kryeministrit.
Po provohet se shumica e votuesve janë shumë të zhgënjyer me kabinetin "Berisha", për shkak të premtimeve të shumta të pambajtura lidhur me dritat, ujin, papunësinë dhe varfërinë. Eshtë alogjike të mendosh se shumica do të votojë në favor të një qeverie, kur pasi kjo sapo ka konsumuar mandatin 4-vjeçar kryeproblemet për zgjedhësit rezultojnë të jenë papunësia, varfëria, inflacioni, pra ato probleme që mahisen nga një keqqeverisje. Zhgënjimi është shtuar, edhe për shkak të skandaleve shumë të rënda si ai i Gërdecit. Ky i fundit duket se ka hedhur në erë edhe themelet e atij besimi të verbër dhe iluzor në kultin e ndershmërisë së Berishës që në vitin 2005, ndikoi shumë për ta risjellë në krye të një pushteti që premtoi se do luftonte korrupsionin, por mbolli një megakorrupsion tragjik për fatet e shtetit dhe të njerëzve.
Bashkë me skandalet e qeverisë "Berisha", zhgënjim kanë sjellë edhe përpjekjet e klanit të tij për t‘i bishtnuar drejtësisë, duke e obstruktuar atë në mënyra nga më të ndryshmet. Tashmë shihet qartë se Berisha po përdor të gjithë ndikimin e tij në segmente të ndryshme të prokurorisë dhe gjykatave (ndikim i akumuluar në 19 vjet), që të shmangë hetimin e thelluar dhe gjykimin transparent të skandaleve. Divorci i pushtetit të Berishës me drejtësinë është dukshëm përfundimtar. Që ky pushtet të mbijetojë duhet të marrë fund drejtësia dhe që drejtësia të mbijetojë duhet të marrë fund ky pushtet.
***
Por lidershipi i të majtës mund ta shkatërrojë avantazhin që i fal elektorati, duke mos lexuar mesazhet që i vijnë prej tij. Kjo do të thotë që në pamundësi bashkimi të PS dhe LSI në një koalicion parazgjedhor, duhet të bëjnë të mundur që, pavarësisht divergjencave, të krijojnë një lloj kohezioni për t‘u paraqitur si e majtë që megjithatë, ruan disa qëllime strategjike të përbashkëta. Mbi të gjitha nuk humbet busullën, "nordin" e largimit të Berishës dhe berishizmit nga pushteti. Sa më i perceptueshëm të jetë ky kohezion i së majtës për këtë qëllim, aq më shumë shanse ka që avantazhi i saj të thellohet edhe më tej, aq më të pakta janë shanset e Berishës për diversion dhe sukses. Mjerisht, pavarësisht zbutjes së toneve në të dy kampet, në lidershipin e PS konstatohet ende një arrogancë që kundërshton me kokëfortësi mesazhet që i vijnë nga elektorati.
Tashmë është e qartë që, nëse bashkimi mes PS dhe LSI në një koalicion u bë i pamundur, bashkëqeverisja në një koalicion pas zgjedhor shfaqet si domosdoshmëri për marrjen e pushtetit nga e majta. Ndaj bashkëqeverisja e së majtës është një premtim që duhet t‘i qartësohet elektoratit të majtë. Dhe nëse kjo ndodh, do ta rriste shpresën dhe sinergjinë e fitores duke e shndërruar atë në një disfatë të thellë për Berishën. Përkundër kësaj logjike që imponon një realitet i testuar për 4 muaj rresht, nga selia rozë kanë vazhduar të dalin deklarata egopartiake ende të pa edituara, se PS është në gjendje të fitojë e vetme dhe se do të qeverisë e vetme pa LSI. Madje ka pasur dhe zëra që kanë folur edhe për një bashkëqeverisje të mundshme me PD që, në këtë stad ende të papjekurisë politike dhe të institucioneve, do të ishte një katastrofë për pluralizmin në Shqipëri.
Kështu, ndërsa LSI ka deklaruar qartë se pas zgjedhjeve do të pranonte një bashkëqeverisje me PS pra, të së majtës, PS është mburrur se do të fitojë dhe qeverisë e vetme. Por mburrja është e keqja e të zot. Sepse ndërsa lidershipi i PS-së mburret se do fitojnë vetëm, në sondazhin e fundit të "Zogby" PS rezultoi 2 pikë përqindjeje poshtë PD-së. Tashmë është e qartë se lidershipi i PS udhëhoqi, në bashkëpunim me PD-në dhe Berishën, një reformë të tërë zgjedhore diskriminuese jo vetëm për LSI-së, por edhe partitë e tjera më të vogla, me ambicien e shfrenuar që të mund të qeveriste e vetme. Por kjo intrigë politike e kamufluar me "reformë" nuk u dha atyre që e gatuan frytet e shpresuara. LSI mundi t‘i rezistojë goditjes dhe tashmë po shfaqet si një faktor pa të cilin, një qeverisje e të majtës do të ishte e pamundur.
Rritja e kohezionit të së majtës në këtë prag zgjedhjesh bëhet imediat edhe për një arsye tjetër. Berisha, sikundër kanë treguar kohët, është nga ata politikanë që nuk e dorëzon kollaj pushtetin pa rrezikuar deri edhe shtetin. Viti 1997 është provë e mjaftë për këtë. Si të gjithë autokratët, ai nuk i bindet një realiteti politik, një vullneti të shumicës së zgjedhësve që i thotë të largohet. Dhe aty ku nuk mund të ushtrojë dot dhunë, do të përpiqet t‘i kundërvihet në realitet dhe votës së lirë me manipulim. Me Berishën në pushtet, dhe aq më tepër në një situatë kur qëndrimi në pushtet është për të dhe klanin e tij politik mburoja e vetme para drejtësisë, do të qe naivitet të mos parapërgatitesh për skenarë nga më të çuditshmit. Por e rreshtuar në një front multipartiak me kryeqëllimin e largimit të Berishës, e majta i ka të gjitha shanset për fitore nëse e do fitoren.