Iken Kola nga Tirana, Bencinvenga trajner
Aranit Muraci
Trajneri i Tiranes, Agustin Kola ka dhene doreheqjen e parevokueshme nga stoli i Tiranes. Agustin Kola e dha doreheqjen pas humbjes se trofeut te kupes, ne shenje zemerimi per paraqitjen dhe deshtimin e skuadres se tij, e cila kishte si synim kryesor qe te fitonte te dy trofete e ketij edicioni. Por ka pasur edhe probleme brenda grupit te Tiranes, qe jane thelluar me kalimin e javeve dhe njihen mire e ndikojne vazhdimisht ne largimin e trajnereve, tek Tirana dhe tek te gjitha ekipet e tjera, sic ndodhi edhe kete radhe, kur perfundimisht Kola vendosi qe te largohet nga drejtimi i ekipit. Largimi i Koles erdhi pas finales se Kupes se Shqiperise dhe humbjes ne menyre te papritur te ndeshjes nga ana e ekipit te tij, kur e dha njehere para drejtuesve, por me pas nuk u pranua dhe 24 ore pas largimit, ai u largua perfundimisht. Ne "Niko Dovana" te Durresit kryeqytetasit kerkonin suksesin e pare per kete edicion, fitimin e kupes, para se te pretendonin edhe titullin kampion ne mbyllje. Trajneri i Tiranes, Agustin Kola mori ne dore fatet e ekipit, pas largimit te Blaz Slishkovicit, ne muajin nentor dhe drejtoi qe nga ajo kohe e deri sa u largua, nje dite me pare. Nen drejtimin e Koles, Tirana iu rikthyer kryesimit ne kampionat dhe arriti finalen e Kupes se Shqiperise. Kur pritej qe nje prej emrave me te njohur te ketij ekipi, ne fund te '80, t'i rikthente sukseset, prej dy trofeve qe i mungonin Tiranes, erdhi disfata kur nuk pritej, pikerisht ne "Niko Dovana" te Durresit. Flamurtari edhe pse shkoi deri ne finale konsiderohej nje kundershtar me i lehte, krahasuar me Vllaznine, apo me Elbasanin, qe Tirana i kishte eliminuar me pare. Per kete arsye trajneri Kola, nuk ka mundur dot te pertype humbjen e pesuar dhe per rrjedhoje eshte larguar nga drejtimi i Tiranes. Pas largimit te Koles, si alternative e vetme per bardheblute, mbetet qe ekipi te shpallet kampion ne Shqiperi. Ne tre javet e mbetura te kampionatit, Tirana duhet t'i bej llogarite ne stol me ndihmesin e Agustin Koles, italianin, Maurio Bencinvenga. Ky i fundit, i ardhur bashke me Kolen per te drejtuar Tiranen, kur u largua mori ne dore fatet e ekipit, ne vigjilje te ndeshjes se kampionatit kunder Shkumbinit. Tirana ndodhet nje pike pas Vllaznise, prandaj duhet t'i fitoje te gjitha ndeshjet, per te mundesuar suksesin e mundshem ne kampionat.
Mario Bencinvenga, merr drejtimin e ekipit
Mario Bencinvenga do te jete trajneri i Tiranes, deri ne perfundim te kampionatit. Nen drejtimin e tij, bardheblute shpresojne qe te mos shkojne dem perpjekjet e sezonit, por te fitojne te pakten titullin kampion. Mbeten edhe tre jave qe te mbyllet gara e Kategorise Superiore. Italiani ka qene dy here ndihmes trajner i Tiranes. Ai ka drejtuar me pare bardheblute per pak kohe, kur trajneri i pare ishte Loenardo Menekini. Bencivenga u largua bashke me Menekinin, per t'iu rikthyer dy vjet me vone drejtimit te Tiranes, ne te njejtin funksion, si ndihmes i Agustin Koles. Pas largimit te ketij te fundit, Tirana vendosi qe te ule ne bankine italianin, Mario Bencivenga. Ne rast se Tirana nuk o te shpallet kampione, ndryshe nga sezoni i shkuar, kur deshtoi duke mos marre pjese as ne Evrope, kete vit do te ngushellohet me pjesemarrjen ne UEFA. Gjithsesi, bardheblute do te luajne ne javen e fundit ndaj Vllaznise, do te jete e veshtire per ta, qe te pranojne dy zhgenjime radhazi. Ne varesi te ecurise, priten ndryshime te tjera, pas perfundimit te ketij sezoni.