E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji i ri, rikthehen fondet e investimeve

Fondet kolektive te investimeve do te rikthehen ne Shqiperi, nepermjet nje forme organizimi, pasi eshte miratuar nje baze e re ligjore. Keshtu, sipermarresve private u krijohen hapesira te reja per krijimin e fondeve kolektive per investime, te mbrojtura me ligj. Qeveria ka miratuar projektligjin "Per sipermarrjet e investimeve kolektive", hartuar nga Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare (AMF), qe synon te forcoje sistemin e fondeve kolektive te investimit ne Shqiperi per te nxitur grupet e interesit qe te perfshihen ne skemat e fondeve kolektive te investimit. Eksperte te AMF-se thane se, ky projektligj eshte hartuar pasi ka marre parasysh kerkesen ne rritje te tregut per investime afatgjata. Ai synon te siguroje nje mbrojtje efektive te interesave te investitoreve, te cilet nxiten nga ofertat e operatoreve te ketyre skemave. Per kete qellim, projektligji parashikon ne menyre te shprehur se shoqeria administruese nuk mund te filloje promovimin, reklamimin, tregtimin, ose oferten per shitje te ndonje titulli, apo aksioni te nje sipermarrjeje investimi kolektiv, pa autorizimin e Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare. Ne projektligj percaktohet edhe kapitali i regjistruar i shoqerise administruese dhe burimet e tij. Ne baze te projektit te miratuar nga qeveria, shuma minimale e kapitalit te regjistruar te shoqerise administruese do te jete 15,625,000 leke. Burimi per kapitalin fillestar te pjesemarrjes per themelimin e Shoqerise Administruese nuk mund te jete hua, kredi, ose paradhenie nga subjektet, qe jane pale te treta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›