"E ardhmja e Kosovës është në BE"
Numri dy i politikës së Jashtme të Çekisë, vendit që në muajin janar të vitit të ardhshëm pritet të marrë Presidencën e Bashkimit Evropian, thotë se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian. "Ajo që duhet të kemi të përbashkët është dëshira për të respektuar vlerat dhe identitetet e gjithsecilit. Është pikërisht kjo sjellje e historisë ajo që gjithmonë e thjeshton shumë kuptimin e zhvillimeve, duke i parë këto të lidhura me komplekset kolektive dhe zanafillat e konflikteve. Kjo na jep mundësi për t‘i vlerësuar, arsyetuar dhe argumentuar vetë ngjarjet e mëdha, në kuadër të hapësirave gjegjëse gjeopolitike", shprehet z. Tomas Pojar, gjatë një bashkëbisedimi për gazetën "Shqip".
Deri në dekadën e fundme të shekullit të kaluar, sipas së drejtës ndërkombëtare në qendër të Evropës, ekzistonte vetëm Çekosllovakia, e cila përbëhej prej dy nënshtetesh të konfederuara, të cilat, pas viteve 1990, u ndanë, u bënë dy shtete, me dy kryeqytete: Republika Çeke (Praga) dhe Sllovakia (Bratislava). Si fillim më lejoni t‘u bëj një kompliment popullit dhe sundimtarëve të atij shteti të dikurshëm, që mundësuan që secesioni midis dy shteteve që dikur bënin pjesë në Çekosllovaki, tashmë dy subjekte të së drejtës ndërkombëtare, të bëhej me aq qetësi, brenda disa ditësh, sa pothuajse nuk e mori vesh askush. Asnjë konflikt, asnjë episod lufte, asnjë arbitrim ndërkombëtar nuk qe i nevojshëm. Por nuk ndodhi kështu në ish-Jugosllavi, pikërisht në vendin ku slogani më i rëndësishëm ishte "bashkim-vëllazërimi". Si e shpjegoni këtë ndryshim?
Nuk më duket me vend të bëj krahasime mes rajoneve dhe shteteve. Vetë historia është e ndryshme për popuj të ndryshëm. Dhe ajo që duhet të kemi të përbashkët është dëshira për të respektuar vlerat dhe identitetet e gjithsecilit. Është pikërisht kjo sjellje e historisë ajo që gjithmonë e thjeshton shumë kuptimin e zhvillimeve, duke i parë këto të lidhura me komplekset kolektive dhe zanafillat e konflikteve. Kjo na jep mundësi për t‘i vlerësuar, arsyetuar dhe argumentuar vetë ngjarjet e mëdha në kuadër të hapësirave gjegjëse gjeopolitike. Secili komb dhe secili vend në rajon ka traditat e tij, historinë e tij, po ashtu dhe kulturën. Kjo më jep një mundësinë që unë "ta anashkaloj" ushtrimin e vështirë dhe kompleks të krahasimit që ju më kërkoni, përfundimet e të cilit, në çfarëdo rasti, do të ishin gjithmonë të diskutueshme, jo vetëm për studiuesit, por sidomos për gazetarët si ju.
Kosova ishte episodi i fundmë i një zinxhiri të gjatë shthurjeje të dhunshme të ish-Jugosllavisë, që zgjati të paktën një dekadë. Atje tani qeveris një mision i OKB-së, që pak nga pak po ia lëshon disa kompetenca EULEX-it. Si e mendoni ju të ardhmen e Kosovës: pjesë të Evropës, apo subjekt të së drejtës ndërkombëtare?
Tanimë e ardhmja e Kosovës është e përbashkët me atë të Bashkimit Evropian. Ndoshta do të duhet edhe pak kohë që kjo e ardhme të konsakrohet, derisa të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian të njohin pavarësinë e Kosovës. Gjithsesi, askush nuk uron që Kosova të mbetet një "vrimë e zezë" në Evropë. Kosovës duhet dhe do t‘i jepet shansi i progresit drejt integrimit në familjen e madhe evropiane. Në këtë aspekt, duhet thënë se progresi në Kosovë lidhet edhe me reformat e brendshme që zhvillohen atje, të cilat do të vazhdojnë të jenë çelësi kryesor për përcaktimin e ritmit të vendosjes dhe konfirmimit të marrëdhënieve miqësore me të tëra vendet e bashkësisë. BE-ja është ngarkuar të luajë një rol udhëheqës në garantimin e stabilitetit të Kosovës, në ndërtimin e shtetit të së drejtës (nëpërmjet misionit EULEX dhe formave të tjera të kontributit në prezencën ndërkombëtare që funksionon tashmë në këtë vend).
Njohja ndërkombëtare e Kosovës ka vënë në vështirësi shumë grupime vendesh e shtetesh. Tani po dihet mirë se vendet islamike, "ex principio", nuk janë të gatshme ta njohin Kosovën për shkak të antiamerikanizmit të tyre. Në vështirësi gjenden edhe disa shtete sllave, të cilat, duke njohur Kosovën, ndoshta duhet të paguajnë një haraç për ndarjen nga familja gjenetike e popujve sllavë. Nuk më takon mua ta them, por shqiptarët duhet t‘u jenë mirënjohës Republikës Çeke, Malit të Zi, Maqedonisë dhe shumë vendeve e popujve të tjerë sllavë që kanë zgjedhur familjen politike (europeizmin) si përparësore ndaj familjes gjenetike (pansllavizmit) në raportet me ta, duke e njohur pa kushte Kosovën. Ky është një akt që shqiptarët nuk do të duhet ta harrojnë kurrë. Në periudhën që vendi juaj do të kryesojë BE-në mendoni se europeizmi do të zgjerohet edhe në vende të tjera të Evropës Qendrore e Lindore në pikëpamje të njohjes së Republikës së Kosovës, pavarësisht prej lidhjeve të një pjese të këtyre vendeve me familjen gjenetike?
Bashkimi Evropian po bën përpjekje të gjera për të paraqitur realisht perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, për ta bërë atë edhe "fizikisht" të mundshme dhe po aq të përftueshme (të perceptueshme) për popujt që banojnë në këtë rajon. Republika Çeke ka qenë gjithmonë përkrah atyre që mbështesin zgjerimin e Bashkimit Evropian drejt Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Lindore. Gjatë Presidencës sonë ne do të luftojmë fort për një progres thelbësor, në përputhje me kalendarin që do të kemi. Sikurse dhe është konfirmuar nga Këshilli i Evropës në qershor të këtij viti, duke bërë progres të qëndrueshëm në reformat ekonomike e politike dhe duke përmbushur kushtet e kërkesat e nevojshme, kandidatët potencialë nga Ballkani Perëndimor që kanë mbetur deri tani "jashtë portave" do të duhet të arrijnë kushtet e parashikuara në statusin e kandidatit dhe menjëherë do të vlerësohen në bazë të meritave që kanë, duke e avancuar pozitën e tyre hap pas hapi deri në anëtarësimin e plotë në BE, si objektiv themelor. Procesi i hapjes për aplikimet e mundshme për anëtarësim mund të fillojë pothuajse me nisjen e vitit tjetër. Rritja e kontakteve mes njerëzve është gjithashtu një pjesë e rëndësishme e intensifikimit të perspektivave evropiane. Kjo varet shumë prej progresit të zbatimit të politikës së liberalizimit të vizave. Vendet e Ballkanit Perëndimor mund të përparojnë në rrugën e tyre drejt një regjimi të lirë të vizave me Bashkimin Evropian. Ne besojmë se Presidenca Çeke do të shënjojë suksese në këtë kurs.
A mund të përfytyrojmë një të ardhme në të cilën shqiptarët e Kosovës dhe serbët e Serbisë të bashkëjetojnë si Çekia dhe Sllovakia, që dolën nga i njëjti shtet, nga e njëjta strehë?
Ne jemi të prirur të besojmë pa dyshim se të gjithë kombet e Ballkanit Perëndimor mund të jetojnë së bashku në paqe dhe harmoni. Ne kuptojmë e mendojmë se Bashkimi Evropian si perspektivë do të mbetet një faktor thelbësor për stabilitetin, paqen, pajtimin dhe të ardhmen e përbashkët të Ballkanit Perëndimor. Në të njëjtën kohë, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë një faktor tjetër i rëndësishëm për arritjen e anëtarësimit në Bashkimin Evropian të vendeve që e përbëjnë dhe e tentojnë atë. Dihet mirë se lehtësitë e domosdoshme të bashkëpunimit rajonal do ta përshpejtonin procesin e integrimit evropian të tyre.