Rio Ferdinand mendon largimin në vitin 2012
Mbrojtësi i Mançester Junajtid, Rio Ferdinand, ka filluar të mendojë largimin nga futbolli aktiv. Ai ka lënë të nënkuptohet se pas katër vjetëve, periudhë kur i përfundon kontrata në "Olld Traford", do t‘i "varë këpucët në gozhdë". Kapiteni i kombëtares angleze luan nën urdhrat e Ferguson që prej vitit 2002, kur u transferua nga Lids. "Kur rinovova kontratën në muajin maj i thashë David Gill: ‘Shpresoj që mos të jetë e fundit‘", deklaroi Ferdinand. "Megjithatë, kur të përfundojë kontrata do të jem 34 vjeç dhe për të vazhduar të luaj sërish duhet të kem shumë fat që të mos dëmtohem dhe të qëndroj në nivele të larta".