Sebastian Lëb, rekord në Britaninë e Madhe
Sebastien Lëb ka fituar "rally"-n e Britanisë së Madhe, garën e fundit të Botërorit 2008. Piloti francez i Citroen, që e kishte fituar titullin kampion përpara kësaj gare, regjistroi triumfin e 11-të sezonal, duke vendosur një rekord të ri. Lëb ishte 2.7 sekonda më i shpejtë se finlandezi Jari-Mati Latvala me Ford, ndërkohë që spanjolli Dani Sordo (Citroen) ishte i distancuar me 1 minutë e 10 sekonda. Citroen fitoi edhe titullin për konstruktorë. Paraqitje e kënaqshme ishte edhe ajo e Valentino Rosit, kampionit të botës në MotoGp, që me fordin e skuadrës Stobart u klasifikua i 11-i, me 13 minuta vonesë në finish.