E Diel, 1 Nëntor 2026

Man Siti-Vija, një hap larg. Akord prej 60 milionë eurosh

Ylli i Valencias, David Vija, duket vetëm një hap larg Mançester Sitit. Sulmuesi duket se nuk i ka rezistuar ofertës marramendëse të sheikëve që drejtojnë klubin anglez dhe besohet se kanë filluar bisedimet për arritjen e marrëveshjes. Sipas "News of the World", menaxheri i lojtarit spanjoll do të udhëtojë në Britaninë e Madhe për të negociuar transferimin me vlerë 60 milionë euro. Sipas tabloidit, Vijës do t‘i ofrohet një pagë javore prej 185 mijë eurosh, që do ta bëjë atë lojtarin më të paguar në Premiership, përkrah brazilianit Robinjo. Tekniku Mark Hjuxhs po kërkon prej kohësh afrimin e një sulmuesi të madh, pas paraqitjeve zhgënjyese të Xho e Benjani dhe dëmtimit të gjatë të Bozhinov. Në kontratën e David Vijës ekziston një klauzolë prej 144 milionë eurosh për largimin nga Valencia, por problemet financiare mund të bëjnë që klubi spanjoll të pranojë ofertën e Mançester Sitit. Mes objektivave të skuadrës angleze ishte edhe holandezi Klas Jan-Huntelar, që u transferua te Reali i Madridit.

Seria A

Rezultatet

Të shtunën

Kievo-Roma 0-1

Menez 70‘

Lacio-Inter 0-3

Samuel 2‘, Diakete (ag) 45‘, Ibrahimoviç 55‘

Dje

Atalanta-Udineze 3-0

Zapata 20‘, Doni 78‘, Vieri 88‘

Kaljari-Palermo 1-0

Fini 34‘

Leçe-Juventus 1-2

Kaçia 83‘ / Xhovinko 57‘, Amauri 90‘

Milan-Katania 1-0

Kaka 65‘

Napoli-Siena 2-0

Maxho 62‘, Denis 72‘

Rexhina-Bolonja 2-2

Korradi 40‘, Barreto 56‘ / Valiani 53‘, Di Vaio 61‘

Torino-Fiorentina 1-4

Rosina (11m) 77‘ / Mutu 3‘, Xhilardino 44‘, 85‘, Kuzmanoviç 75‘

Klasifikimi

N P

Inter 15 36

Juventus 15 30

Milan 15 30

Napoli 15 27

Fiorentina 15 26

Atalanta 15 23

Lacio 15 23

Xhenoa 14 22

Katania 15 22

Udineze 15 21

Kaljari 15 20

Palermo 15 20

Roma 15 20

Siena 15 19

Sampdoria 14 16

Leçe 15 13

Torino 15 12

Rexhina 15 12

Bolonja 15 11

Kievo 15 9

La Liga

Rezultatet

La Korunja-Malaga 2-0

Lafita 65‘, Bravo 69‘

Majorka-Rekreativo 2-3

Navarro 16‘, Marin 36‘ / Ruben 25‘, Adrian 42‘, Fuego 54‘

Numansia-Almeria 2-1

Pino 19‘, Goiria 51‘ / Solari (11m) 11‘

Osasuna-Vajadolid 3-3

Dadi 17‘, 57‘, Nekounam 42‘ / Goitom 59‘, Flano (ag) 64‘, Ogbeçe 84‘

Rasing-Ath.Bilbao 1-1

Kolsa 82‘ / Jeste 49‘

Betis-Espanjol 1-1

Emana 52‘ / Koro 71‘

Bundesliga

Rezultatet

Këln-Hamburg 1-2

Novakoviç 84‘ / Petriç 15‘, 31‘

Volfsburg-Hanover 2-1

Zakardo 32‘, Shtajner (ag) 62‘ / Shtajner 59‘

Premiership

Rezultatet

Uest Brom.-Portsmuth 1-1

Grening 41‘ / Krauç 57‘

Everton-Aston Vila 2-3

Leskot 30‘, 90‘ / Siduell 1‘, Joung 54‘, 90‘



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›