E ardhmja e Mesdheut Jugor
Kriza ekonomike ka arritur tashmë në të dy brigjet e Mesdheut dhe rreziku i një depresioni të qëndrueshëm është bërë shumë i vërtetë. Politikat e ashpra në Europë po dështojnë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme për perspektivat e rritjes dhe duke ushqyer në këtë mënyrë papunësinë dhe deficitin buxhetor. Vendet e Mesdheut Jugor nuk mund të shpresojnë të zhvillojnë në Amerikë dhe Azi mundësitë dhe investimet që ata po humbin në Europë, sigurisht jo në afatin e shkurtër. Në këto rrethana – dhe sidomos në pikëpamjen e trazirave politike në vendet e Mesdheut Jugor – rinisja e proceseve euro mesdhetare, duke e vendosur atë në një nivel tjetër, do të sjellë përfitime për të dyja palët.
Procesi i Barcelonës, të cilin Jacques Delors e filloi në vitin 1995 si kreu i Komisionit Europian, pati meritat e tij, por nuk arriti të përmbushë pritjet që ai krijoi. Në vitin 2005, në 10 vjetorin e krijimit të tij, unë u bashkova me udhëheqësit politikë të të dyja anëve të Mesdheut për një riformulim të partneritetit nëpërmjet krijimit të një bashkësie euro mesdhetare.
Një komunitet i tillë, në këto kohëra është bërë një nevojë urgjente. Europa ka teknologji dhe siguron një kuadër të sigurt për investime, por Mesdheu Jugor tregon gjithnjë e më shumë për një rritje ekonomike. Europa po plaket dhe do të humbasë 20 milionë njerëz deri në vitin 2030, ndërsa Mesdheu Jugor ka një popullsi dinamike të re që kërkon dëshpërimisht mundësi punësimi. BE-ja aktualisht importon gjysmën e furnizimit të furnizimit të saj me energji – në 20 vjet, ndarja e importit do të jetë 70%. Megjithatë, në jug të saj, burimet e energjisë dhe materialet e papunuara janë të shumta. Një komunitet energjie europian do të përshpejtojë tranzicionin e karbonit të ulët europian dhe do të stimulojë zhvillimin e energjive të ripërtëritshme. Kjo mund të çojë në një komunitet euro mesdhetar energjie – një prej propozimeve të bëra nga Komisioni Europian në fillim të këtij viti.
Këto plotësues, kanë një potencial të madh për të dyja palët. Një kthim i rritjes ekonomike është thelbësore për Europën, e cila duhet të jetë e sigurt në bërjen e investimeve të reja. Rrjedhat Veri-Jugore tashmë janë shumë të ulëta, me vendet e Mesdheut Jugor e Lindor që marrin vetëm 3% të investimeve të huaja globale. Për të rritur investimet në të dy drejtimet, duhet të krijohet një zonë e stabilitetit monetar. Një sistem monetar euro mesdhetar do të shmangë mospërputhjen në tregun euro-dollar – në të vërtetë, zgjerimi eventual i eurozonës nuk duhet të përjashtohet. Gjithashtu, nevojitet një kuadër ligjor i besueshëm për eksportet dhe investimet dhe një bankë zhvillimi do të ndihmonte për të krijuar një mjedis financiar të besueshëm për investimet.
Një rishpërndarje industriale mund të jetë përgjigja për kompanitë europiane, kështu ne duhet të ndërtojmë një strukturë të integruar euro mesdhetare në mënyrë që të inkurajojë industrinë, bujqësinë, energjinë dhe lëvizshmërinë e punës. Europa Qendrore dhe Lindore janë shembuj që janë studiuar nga afër: së bashku me Gjermaninë, këto vende zhvillojnë e forcojnë vlera të larta të sektorëve industrialë. Në të njëjtën kohë, lëvizshmëria e punës, duhet të zëvendësojë migrimin e padëshiruar. Lëvizja për studentët e profesorët duhet të shoqërohet nga një lëvizje e përmirësuar e punës si për punëtorët europiane ashtu dhe për ato afrikanë. Europa mund të financojë një trajnim më të mirë në mënyrë që të plotësojë mungesat e veta të punës, ndërkohë që vendet afrikane do të jenë në gjendje të sigurojnë punësim për popullsinë e tyre të re. Një version euro mesdhetar dhe euro afrikan për programet e shkëmbimit të studentëve “Erazmus”, jo vetëm që do të tërheqë studentë afrikanë në Europë, por do të nxisë gjithashtu interesat e studentëve europianë për zhvillimin e Mesdheut jugor dhe të Afrikës.
Deri në vitin 2050, Europa dhe Afrika së bashku do të kenë 2.5 bilionë njerëz, ¼ e popullsisë së globit. Me kaq shumë potencial human, do të jetë e mundur të ndërtohet një fuqi ekonomike, sociale dhe ekologjike. Një grupim i madh rajonal veri-jug i këtij lloji mund të negociojë me institucionet ndërkombëtare – më së shumti Organizatën Botërore të Tregtisë – nga një pozicion më i fortë dhe në këtë mënyrë ruan modelin e saj të zhvillimit, të bazuar në komplementaritetin e solidaritetin.
Tregtia e ndershme dhe ndarja e vlerës së shtuar duhet të zëvendësojnë pabarazitë e tregtisë së lirë dhe eksportin e materialeve të papërpunuara. Tregtia ndërkombëtare duhet të sjellë një rritje të standardeve sociale dhe mjedisore, të cilat kanë nevojë për një sistem shumëpalësh euro mesdhetar. Nga ana tjetër, kjo presupozon një “treg të përbashkët” afrikano verior – dhe një zgjidhje të shpejtë të konfliktit midis Algjerisë e Marokut, që ka ndikuar në prapambetjen e këtyre vendeve (si dhe atë të Tunizisë dhe Mauritanisë).
Një bashkim euro mesdhetar që çon në një bashkim euro afrikan, mund të hapë rrugën për një zhvillim të përbashkët e të balancuar. Siç Europa e di, ndërtimi i një zone të integruar ekonomike e sociale ofron mundësinë më të mirë në zgjidhjen e konflikteve dhe në kapërcimin e armiqësive politike dhe kulturore, por si fillim të gjithë partnerët më parë duhet të vendosin rregull në vendin e tyre: Europa duhet të forcojë integrimin e saj ekonomik e politik, ndërsa Afrika duhet të përmirësojë korrupsionin si dhe vendosjen e një ligji të fortë.
Azia rrotullohet rreth ASEAN dhe Amerika rreth NAFTA dhe Merkozurit. Gjithashtu, Europa duhet të ndihmojë në organizimin e një rajoni të madh hemisferik. Ndërtimi i një të ardhmeje të përbashkët për Europën e Afrikën, duke filluar me Mesdheun do të jetë i vështirë, por kjo nuk është arsye për ngadalësim. Në të vërtetë, një bashkim euro mesdhetar dhe më pas një bashkim euro afrikan mund të jetë i vetmi projekt politik i aftë për të parandaluar rregullat e sundimeve globale nga G-2 i Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.
Autorja është ish-ministre e Francës për Çështjet Europiane, Ministre e Drejtësisë, zv/Presidente e Asamblesë Kombëtare të Francës dhe anëtare e Komisionit për çështjet e Jashtme dhe delegacionit të BE-së
Marrë nga Project-syndicate.com