E Shtunë, 31 Tetor 2026

E ardhmja e zymtë e gjeneratave greke që po lindin në kohën e falimentimit të shtetit

22-03-2012 / Nga Paul Krugman (Nju Jork Tajms)

Greqia ia ka dalë mbanë të arrijë marrëveshje me huadhënësit privatë. Ishte një pazar “i zakonshëm“, më mirë të themi i negociuar sesa i deklaruar, paçka se unë mendoj se është një gjë e mirë. Por, ende, rrëfimit  nuk i është lidhur koka. Madje edhe me këtë kredi, Greqia – sikurse edhe vendet e tjera evropiane të zëna ngushtë ekonomikisht që u detyruan të vënë masa shkurtimi – duket se e ka të shkruar të heqë të zitë e ullirit edhe disa vjet me radhë. Dhe kjo përrallë meriton të tregohet. Gjatë dy vjetëve të kaluar, rrëfimi grek, sikur se ka shkruar edhe një gazetë lidhur me politikën ekonomike, kanë kaluar të dominuar me “rreziqet e kaosit fiskal“. Nuk kalon një ditë e vetme pa dalë një analist apo një politikan, duke folur me një ton bindës duke shitur mençuri se duhet ndërprerë politikat qeveritare të shkurtimeve buxhetore dhe se Greqia duhet t’u kthehet politikave të pavarura fiskale. Madje kjo bëhet me stilin se “Greqi, e kam për të mirën tënde”. Ta marrin një shembull të ditëve të fundit, kur Mitch Daniels, guvernator i Indianas, mori përsipër kundërpërgjigjen republikane ndaj adresimit të gjendjes së kombit, duke ngulmuar se “nuk jemi fort prapa Greqisë“. Meqë ra fjala, askush nuk ia kujtoi atij se Spanja kishte një borxh më të ulët shtetëror dhe një buxhet me tepricë në prag të krizës; është një problem i sjellë nga sektori privat, e jo nga sektori publik.
Por ajo çfarë tregon eventualisht përvoja greke është se edhe duke zbatuar politika të deficiteve në kohë të mira mund ta çoni veten në telashe – që në të vërtetë është rasti i Greqisë, e jo në rastin e Spanjës – përpjekja për t’i eliminuar deficitet e dikurshme derisa jeni në telashe është një recetë për depresion. Këtyre ditëve, depresionet e lidhura me shkurtimet janë të dukshme në mbarë periferinë e Evropës. Greqia është rasti më i keq, me një shkallë papunësie deri në 20 për qind në kohën kur kanë falimentuar shërbimet publike, përfshirë kujdesin shëndetësor. Por Irlanda, që ka bërë gjithçka si kërkohej nga mbështetësit e masave të shkurtimeve, është në gjendje si mos më keq, me një përqindje të papunësisë deri në pesëmbëdhjetë dhe më një rënie të dyfishtë të bruto prodhimit të brendshëm. Edhe Spanja dhe Portugalia kanë shtrënguar fort rripin. Dhe shkurtimet buxhetore nuk sjellin vetëm vuajtje. Ka dëshmi në rritje se sjellin vetëm një rënie në kuptimin e pastër fiskal, derisa kombinimi i të ardhurave vjetore në rënie në një ekonomi të tkurrur dhe prospektet e përkeqësuara reduktojnë besueshmërinë e tregut dhe e bëjnë më të zorshme larjen e borxheve në të ardhmen. Ju duhet t’ia vini pak gishtin kokës dhe të mendoni sesa gjeneratave të ardhshme po ua digjni të ardhurat e tyre – papunësia e të rinjve në Irlandë, që zakonisht ishte më e ulët se ajo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është tridhjetë për qind. Brezat e ardhshëm duhet të fitojnë shumë më shumë që njëkohësisht ta heqin qafe borxhin e trashëguar.
Kjo nuk ishte ajo çfarë pritej të ndodhte. Dy vjet më parë, politikanët dhe mbështetësit e tyre që kërkonin zbatimin e masave të shkurtimeve buxhetore, kishin premtuar përfitime të mëdha në shkëmbim të vuajtjes së masave. “Ideja se masat e shkurtimeve do të nxisin stagnim nuk është korrekte“, kishte deklaruar në qershor të vitit 2010 Jean-Claude Trichet, atëherë presidenti i Bankës Qendrore Evropiane. Ai kishte thënë se në vend të kësaj, shkurtimet do të sillnin besueshmëri dhe do të nxisnin rritje ekonomike. Dhe çdo hap që çonte drejt shkurtimeve buxhetore ishte lavdëruar fort nga politika. Shkurtimet irlandeze ishin prezantuar si një rrëfim suksesi jo njëherë, por dy herë, fillimisht në verën e vitit 2010, dhe pastaj përsëri në vjeshtën e kaluar: por në secilën herë, lajmi i supozuar i mirë ishte zhvlerësuar nga realiteti. Ju mund të pyesni se çfarë alternativash kanë vendet si Greqia dhe Irlanda, dhe përgjigjja është se ato nuk kishin dhe nuk kanë asnjë alternativë të mirë në planin afatshkurtër, përveç hapit drastik të daljes nga euroja, që në fakt liderët e tyre nuk mund ta bëjnë derisa të dështojnë të gjitha mundësitë – një gjendje drejt së cilës, nëse më pyesni mua, nuk ka qare pa e arritur. Gjermania dhe Banka Qendrore Evropiane mund të marrin veprime për ta bërë më pak të nevojshëm këtë hap, të dyja duke kërkuar më pak shkurtime dhe duke bërë më shumë për të nxitur ekonominë evropiane si një tërësi. Por çështja kryesore është se Amerika nuk ka një alternativë: ne kemi monedhën tonë, dhe ne mund të marrin hua afatgjata me një shkallë interesi historikisht të ulët, prandaj nuk kemi pse të hyjmë në shkurtimeve dhe tkurrje ekonomike.
Prandaj, nuk kemi pse ta përdorim Greqinë për përrallën e kujdesit lidhur me rreziqet e deficiteve; shikuar prej prizmit amerikan, Greqia në vend të kësaj duhet konsideruar si një tregim se më shumë të rrezikshme janë tkurrjet e deficiteve të shpejta, në kohën sa ekonomia është ende thellësisht e tkurrur (Dhe po, edhe pse ka disa lajme të mira kohëve të fundit, ekonomia jonë ende është thellësisht e tkurrur). E vërteta është se nëse dëshironi të dini kush njëmend po mundohet ta kthejë Amerikën në Greqi, nuk janë ata që kërkojnë më shumë stimuj për ekonominë tonë të tkurrur; janë njerëzit që po kërkojnë të masin stilin grek të shkurtimeve, edhe pse ne nuk përballemi me kushte të këqija të huamarrjes së stilit grek, dhe kështu ta fusim veten në një depresion të stilit grek.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›