E ardhmja politike e Stros Kahnit

Njoftimet se rasti i sulmit seksual ne Nju Jork ndaj ish shefit te Fondit Monetar Nderkombetar Dominique Strauss-Kahn mund te shperbehet ka shkaktuar trazira edhe ne gjirin e politikes franceze. Sikurse njofton korrespondetja e Zerit te Amerikes Lisa Bryant nga Parisi ceshtja e Strauss-Kahn po ashtu ka krijuar nje ndarje te thelle persa i perket ceshtjeve seksuale dhe pushtetit ne France.
Vetem nje jave me pare shume analiste dhe njerezit me te thjeshte ne France e konsideronin zotin Strauss-Khan nje ish politikan. Me heret shume e konsideronin politikanin socialist nje kandidat te fuqishem per presidentin e ardheshem te Frances. Por e gjithe kjo ndryshoi ne maj kur nje pastruese hoteli ne Nju Jork ngriti akuza per sulm seksual ndaj tij.
Zoti Strauss-Kahn u vu nen arrest shtepiak dhe dha doreheqjen nga puna si drejtues i Fondit Monetar Nderkombetar. Nderkohe po shtohen pikpyetjet rreth kredibilitetit te akuzueses. Ndersa ne France dy anketa te reja i gjejne francezet te ndare nese zoti Strauss-Khan duhet te rikthehet ne politike nese terhiqen akuzat ndaj tij.
Ne rruget e Parisit shume njerez si 19 vjecari David Mourjan jane ne favor te rikthimit te tij.
Ai do te kthehet ne France dhe do te mirepritet si hero sepse ishte viktime e nje komploti. Mendoj se ai ka me shume shanse te behet presidenti i ri i Frances.
Nje numer politikanesh te Partise Socialiste ndajne te njejtat qendrime. Por rasti i zotit Strauss-Khan dhe reputacioni i tij si qefli femrash po ashtu kane ngritur nje debat te apasionuar ne France ndaj macizmit dhe seksualitetit ne politike.
Analistja Nicole Bacharan me Fondacionin e Shkencave Politike me qender ne Paris thote se nderkohe qe shihet entuziasmi mes mbeshtetesve meshkuj per mundesine e rikthimit te zotit Khan ne politike grate ndihen te shokuara qe e kaluara e tij mund te harrohet.
Nese Dominique Strauss-Kahn nuk e perdhunoi kete grua ai duhet te lirohet. Megjithate mendoj se e gjithe kjo do ta beje me te veshtire per grate kudo qe te dalin dhe te tregojne se jane perdhunuar. Ky nuk eshte nje lajm i mire.
Profesori i shkencave politike me Universitetin Amerikan ne Paris Steven Ekovich beson se pavaresisht te ardhmes se zotit Strauss-Khan rasti i tij ka ofruar nje mesim qytetar per shume francez.
Ky eshte kandidati i presopozuar socialist per president....dhe socialistet mbahen si te marre neper kembe te varfer ata qe nuk kane qene te priveligjuar ne jete. Keshtu qe rolet faktikisht jane zevendesuar ne kete situate. Ndaj hipokrizia del ne pah me skandalin politik apo madje ate seksual. Ndaj ketu kemi nje shembull te shkelqyeshem te hipokrizise.
Por shqetesimet e zotit Strauss-Khan jane shume larg perfundimit. Sipas njoftimeve te shtypit nje shkrimtare e re ka ne plan te ngreje akuza seksuale ndaj tij sot ne France.