Me shami ne shkolle, perjashtohet 14-vjecarja
Burrel- Nje nxenese e klases se nente ne shkollen "31 Korriku" te Burrelit, eshte perjashtuar nga shkolla, pasi ndiqte procesin mesimor me shami. E mitura 14-vjecare, qe njihej si besimtare myslimane dhe predikuese e kesaj feje, eshte nisur dje ne shtepi nga drejtoresha, nderkohe qe familja e ka cilesuar aktin, si shkelje te te drejtave te njeriut. Behet fjale per Artenisa Nezirin, banuese ne kete qytet e cila pason rastin e dyte ne pak dite ne Burrel, pas perjashtimit te gjimnazistes se vitit te trete ne shkollen "Pjeter Budi", Florida Koles. Nga ana e drejtuesve te shkolles eshte dhene urdher i prere, qe ajo te shkonte ne shtepi dhe te vinte me veshje sipas rregullores, por vajza ne fjale eshte larguar nga mesimi dhe nuk eshte paraqitur me, duke thene se nuk ka shkelur ligjin dhe se veshjen nuk do ta hiqte. Shpjegimi i drejtorise qe ka vene ne dijeni edhe Drejtorine Arsimore, ka qene se arsimi parauniversitar eshte laik dhe nuk mund te lejohen simbolet fetare. Pritet qe familja te zgjidhe ceshtjen nepermjet nje procesi gjyqesor, ashtu sikurse edhe gjimnazistja Kola, e cila ka depozituar nje kallezim ne prokurori. Drejtori i Drejtorise Arsimore te rrethit Mat, Flamur Stafhasani, deklaroi se nuk kishte dhene urdher per kete largim. Pak dite me pare ne Tirane, dy motrat Gentjana dhe Marsela Hasani, te cilat u perjashtuan nga shkolla per shkak se mbanin shami, kane paditur ne gjykate Drejtorine Arsimore te kryeqytetit.
A.Ndoja
A.Ndoja