"Duan te na cojne te tregu fshatar"
Prej disa kohesh ne Tirane, nuk po gjejne rehat jo vetem tregtaret ambulante te gazetave, por edhe ate qe e ushtrojne aktivitetin e tyre tregtar neper kioska. Policia Bashkiake u ka vene fshesen disave prej tyre ne kryeqytet, ndersa shume te tjere kane mbijetuar fale ndonje ryshfeti, me qellim qe te mund te mbajne me buke familjen e tyre. Ankesat e ambulanteve jane te shumta ne nje vezhgim te "KJ", por thuajse te gjithe tregtaret ngurrojne te flasin me emer. "Do na lene edhe pa kete cope buke qe po hame", thote per gazeten nje grua qe shet ne bulevardin "Zogu i Pare", midis Ministrise se Drejtesise dhe Fakultetit te Shkencave te Natyres. Ajo ka gati 20 vjet qe merret me kete pune. "U matem e u zgjatem, dhame edhe para, por hic. Tani kemi gjetur kete qoshen ketu, por prape me frike jemi", deklaron ajo. Shumica prej tyre kane mese nje dekade, qe shesin gazeta e revista, e sikurse thote nje shites, "na trajtojne jo sikur po shesim kulture, po sikur te ishim duke shitur gjize e djathe". Ne shkuam gjate vezhgimit tone per te pyetur nje gazetashites prane stacionit te trenit, por cuditerisht, ai nuk ndodhej me aty. U interesuam, por sipas disa personave qe kane dyqane aty prane, burri ka dite qe nuk eshte pare. "Ndoshta ngrene kioska te vecanta ne te gjithe Tiranen, kete nuk e dime. Keshtu u tha dikur, por me pas nuk u more me vesh se c'u be. Une per veten time kam shkuar ne bashki dhe nuk jam marre vesh me njeri, edhe pse kam kerkuar te blej ose te marr me qira ndonje kioske, sigurisht konform rregullave", perfundon nje shitese ambulante, teksa tregon orvatjet e saj, ne perpjekje per nje aktivitet te ligjshem.
Ajo qe dihet me siguri, eshte qe duke nisur nga viti 2004, ne kryeqytet nuk jane dhene me leje per kioska, edhe pse aktiviteti i tyre eshte mjaft strategjik dhe i dobishem, sidomos sa i perket shitjes se gazetave.
"Isha me kioske, u bera me tezge"
Ne Tirane ushtrojne aktivitetin e tyre modest tregtar, rreth 120 shites, duke perllogaritur ketu shitesit ambulante dhe ata neper kioska. Nje prej tyre, qe prej shume vitesh shet gazeta, revista e artikuj te tjere perballe Librit Universitar, shihej dje pasdite, ne nje dite me shi, buze rruges aty ku makinat kalonin me shpejtesi, me nje tezge te vogel. "Eh, c'te bejme, jemi mire edhe me tezge. E dini se ku na kane thene se duan te na cojne, te tezgat te tregu i fshatareve, qe shesin fruta e perime, prane ish-uzines Enver", tregon ajo me gjysme zeri, pasi ka frike te dale publikisht me emer e foto.