E Shtunë, 31 Tetor 2026

66 per qind e grave shikojne pornografi

Pas skandalit ne Britanine e Madhe, kur u zbulua se bashkeshorti i ministres se Brendshme, paguante pornografine me parate qe ajo i perfiton per shpenzime zyrtare, tabloidi "The Sun" beri nje ankete, e cila saktesoi te dhenen e papritur. Madje 66 per qind e grave ne Britanine e Madhe jane shikuese te rregullta te pornografise. Duket se shifra tronditese ka lene pa fjale edhe vete popullin britanik, mes te cileve ndodhen sigurisht personat e anketuar. Kjo ankete rezultoi me statistike mjaft pikante, mbi temen se cilet dhe sa shikojne pornografi pas dyerve te mbyllura te shtepise se tyre. Keshtu, ne perfundim u kuptua se gati 88 per qind e meshkujve shikojne filma per te rritur, ndersa 25 per qind e meshkujve e bejne kete cdo dite. Anketa e kryer me te pakten 1000 te anketuar, zbuloi se 16 per qind e meshkujve e shfrytezojne pornografine si paraloje, ndersa 77 per qind e tyre, pranuan se me partneret e tyre e kane shprehi te shohin ne dvd ose ne televizor filma me permbajtje pornografike. Te dhenen me bombastike i paraqet fakti se 66 per qind e grave, kohe pas kohe shikojne pornografi kur jane vetem. 76 per qind e meshkujve dhe 87 per qind e grave qe "qerasen" me X-filmat jane ne raport martesor, ndersa 46 per qind e meshkujve do te eksitoheshin, nese do ta kishin zene partneren e tyre ne flagrance me porno material. Tek grate, kjo statistike eshte dukshem me e vogel dhe 34 per qind e tyre pranojne se vertete do te hidheroheshin nese do ta zinin partnerin ne situate te tille. Ne fund te anketimit u be gjithashtu e ditur se vetem 6 per qind e grave konsumojne pornografi cdo dite, ndersa 26 per qind e bene kete nje here ne muaj.

Fox: Me pengon qe jam seks-simbol

Megan Fox nuk e pelqen te qenit seks-simbol. Ylli i filmit "Transformers", e cila vazhdimisht po votohet si njera nga femrat me seksi ne bote, deshiron qe njerezit ta vleresojne per shkak te vlerave te saj ne aktrim dhe jo vetem per pamjen magjepsese."Nuk mund te jesh nje seks-simbol 24 ore ne dite. Nuk deshiroj te jem vetem nje figure joshese ne film. Dua te punoj shume, te bej zgjedhjet e duhura, te studioj dhe te zhvillohem sa me shume si aktore". Ajo nuk deshiron te jem ne ballinen e te gjitha revistave qe ekzistojne. Eshte puna ime qe te deshmoj se mund te bej dicka me shume dhe se nuk jam vetem nje femer seksi", ka thene Megan per revisten "Empire".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›