Bashkia: Aksionet jane sporadike, nuk do t'i reshtim
Sipas burimeve zyrtare nga bashkia, te kontaktuara nga gazeta, behet e ditur se "fshesa" ndaj gazetashitesve nuk ka ndonje motiv te vecante, si psh., planin per vendosjen e kioskave uniforme ne territorin e Tiranes. Per me teper, aksione te tilla do te jene te herepashershme, qe ndryshe do te perkthehej se keta gazetashites duhet te fitojne cdo dite buken e gojes, me friken se nga momenti ne moment do te vijne tatimoret e bashkise, per t'i ngritur nga vendi i tyre i punes. "Une kam 6 vjet qe punoj ketu dhe duhet te them se kam vazhdimisht presione nga Policia Bashkiake. Vijne policet e na kerkojne lejen e bashkise", thote nje ambulant, qe tregon prane Bankes Amerikane, te zona e ish-Bllokut. Teksa i pyesim se a tatohen, qofte edhe me taksen e ambulanteve, ai te pergjigjet: "Ca tatimi, ne jemi te mbaruar komplet, kemi falimentuar me kohe. Kriza paska prekur edhe shitjet e gazetave". Nje tjeter ambulant, Policia Tatimore e gjobiti 6 muaj me pare me 100 mije leke te vjetra, me justifikimin se kishte zene hapesiren publike, gjobe qe per hir te se vertetes, ky ambulant, sic shprehet per "KJ", "nuk e ka paguar asnjehere, sepse nuk kishte para".