E bija e Whitney Huston, ende në depresion

Bobbi Kristina Brown, e bija e divës së muzikës, Whitney Huston nuk po mundet asesi të përballet me vdekjen e së ëmës.
19 vjeçarja, nuk po jep shenja se ajo e ka tejkaluar dhimbjen për humbjen e së ëmës, e cila vdiq në shkurt të këtij viti.
"Ajo u rrit duke mos e ditur asnjëherë se në cilin shtet do të jetë e ëma, por ajo e ka dashur aq shumë sepse për të, Whitney ishte një priceshë e mahnitshme" ka thënë një burim për revistën,”Grazia”.
Bobbi Kristina, së fundmi është fejuar me, Nick Gordon i cili është vëllai i saj e adoptuar dhe fejesa e tyre ka ngjallur kritika e ragime të shumta./Indeksonline/