Topi përgënjeshtron Berishën: Shqipëria në krizë ekonomike
Presidenti i Republikës ka mbajtur një fjalim në debatin e nivelit të lartë, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, me temë, “Gjendja e ekonomisë botërore”. Presidenti tha se edhe Shqipëria ka nisur të ndjejë ndikimin e krizës në ekonominë e saj. Në fjalën e tij kreu i shtetit bëri një prezantim të zhvillimeve politike e ekonomike të vendit tonë pas viteve ’90. ndryshe nga kryeministri Berisha i cili flet për sukses ekonomik të Shqipërisë, presidenti ka një qëndrim krejt tjetër.
Topi në OKB
Duke folur në emër në emër të shtetit shqiptar, Presidenti Topi përcolli disa mendime modeste në lidhje me gjendjen ekonomike të krijuar nga kriza financiare dhe ekonomike. Sipas Topit, kjo krizë vërtetoi se asnjë vend nuk ishte i imunizuar prej ndikimit të saj. “Kombinimi i çmimeve të larta të naftës dhe mallrave, trazirat, tërmetet dhe cunamet, krizat e borxhit dhe problemet fiskale kanë çuar në rritjen masive të riskut të kundërt. Nga pikëpamja ekonomike, vende me peshë të madhe në ekonominë botërore nuk janë në ritmet e tyre karakteristike. Madje janë përjetuar rënie të mprehta dhe në tregje me rritje më të shpejtë, si dhe në vende të orientuara drejt eksporteve.
Një gjendje e tillë ka bërë që politikanët, menaxherët dhe ekspertët të mos jenë aq të sigurt nga sa ishin më parë, për arsye se pasojat e krizës financiare dhe ekonomike kanë ekspozuar haptazi dobësinë e zbatimit të teorive dhe politikave ekonomike.
Kapërcimi i krizës
Më tej Presidenti shqiptar theksoi bindjen se kriza do të kapërcehet. Edhe pse disi i zgjatur në kohë, kam bindjen se kapërcimi i krizës do të jetë një zgjidhje e radhës, ndërsa parandalimi i krizave në të ardhmen, natyrisht, do të kërkojë gjithnjë e më shumë zhvillimin dhe përsosjen e institucioneve të ekonomisë së globalizuar. Kreu i shtetit shqiptar theksoi se gjatë një kohe krize miratohen rregulla, por me to duhet patur kujdes sepse më pas lejohen hapësira për mashtrim. Rregullat që miratohen gjatë zhvillimit të një krize, duhet të përpunohen më tej në mënyrë të hollësishme, sepse çdo rregull ka afatin e vet të skadencës; rregullat e reja duhet të përfshijnë më shumë rregullatorë, që të shmanget refuzimi i një rregullatori të vetëm për të marrë përsipër përgjegjësinë e rreziqeve dhe përpjekjet për të siguruar garanci për secilin variant të mundshëm të rezultatit negativ, duke rritur kostot e mbikëqyrjes. Sektori që kërkon vëmendjen më të madhe në lidhje me ndërhyrjen është lufta kundër mashtrimeve, gjë që kërkon më tepër fonde për krijimin e rregullave të reja që ndihmojnë në forcimin e ligjshmërisë për të luftuar dhe shmangur praktikat e mashtrimit dhe të korrupsionit politik, pasi miratimi pas dasme i ligjeve dhe rregullave të reja për të luftuar dështimet dhe gabimet do të ishte një humbje kohe e konsiderueshme dhe një kosto e tepër e lartë për korrigjimin e gabimeve.
Reforma parlamentare, Bushati: Ska kaluar, ska konsensus
Përballë afatit të 24 majit të vendosur nga Brukseli, veç reformës elektorale, rrezikon të dështojë edhe reforma parlamentare. Bashkëkryetari i komisionit për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, Ditmir Bushati, deklaron për Ora News se me përfundimin zyrtar të mandatit të komisionit, palët nuk kanë bërë asnjë hap para, në çështje që PS i konsideron thelbësore për këtë reformë. Duke kujtuar se përmbushja e reformës parlamentare është një nga kriteret për marrjen e statusit, Bushati thotë se ka ende kohë për reflektim nga mazhoranca. Në rast se ka vullnet politik koha e mbetur është e mjaftueshme dhe dua të jem optimist që kjo do të ndodhëtha ai. Pak ditë më parë kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u shpreh optimiste se të dyja reformat do të finalizohen në kohë.
Partia Civile themelon degën e Vlorës, gati për ndryshimin e madh
Partia Civile zbarkoi dje në Vlorë për të themeluar degën e saj që pas themelimit si subjekt politik. Qindra qytetarë dhe të rinj të qytetit morën pjesë në këtë eveniment politik dhe bashkëthemeluan degën e Partisë Civile në këtë qytet. I pranishëm në këtë takim Kryetari i Partisë Civile, Dritan Broka, theksoi rëndësinë e krijimit të një force krejtësisht të re, të pavarur nga partitë dhe politikanët e vjetër, duke u përfaqësuar denjësisht nga rinia e vendit. Ka ardhur koha që Shqipëria të ndërtohet dhe drejtohet nga rinia dhe qytetarët e ndershëm. Boll me politikanë të vjetruar që vetëm e kanë shkatërruar vendin me krizat që kanë prodhuar dhe po prodhojnë, duke na bërë dëm ne dhe vendit, tha Broka.
Miratohet kalendari 3 javor i Kuvendit 21 maj-8 qershor
Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ka miratuar kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit nga 21 maj deri më 8 qershor. PD-PS nuk kanë gjetur konsensus për reformën elektorale, afati i së cilës ishte më 15 maj. Pas një mbledhje që zgjati disa orë, e shoqëruar me debate e kundërshti mes palëve, Komisioni i Reformës Zgjedhore ka përfunduar pa konsensus mes palëve, për sa i përket miratimit të kodit elektoral. Bashkëkryetari i këtij komisioni Damian Gjiknuri deklaroi se palët nuk arritën një konsensus, ndërsa la të hapur mundësinë e vazhdimit të negociatave. Palët nuk gjetën konsensus. Kemi divergjenca te çështja e administratës dhe ajo e ankimimit, por negociatat do vazhdojnë. Divergjencat janë të karakterit politik. Shpresojmë të gjejmë zgjidhje deri në 24 maj, tha ai.