E Diel, 1 Nëntor 2026

E bujshme, miqësore Gramozi- Real MadridPas klubit italian të Milanit, që erdhi dy herë në Tiranë, Reali është klubi i dytë më i madh në botë që vjen në Shqipëri.

Rrjetet sociale:

Reali i Madridit do të zhvillojë një miqësore me Gramozin e Erskeës në “Qemal Stafa”, më datë 21 dhjetor. Lajmin e bujshëm e publikoi gazeta sportive “Panorama Sport”, që nga ana  e saj i referohet presidentit të kompanisë së karburanteve “Taçi Oil International”, Rezart Taçi.

Pas klubit italian të Milanit, që erdhi dy herë në Tiranë, tetor 2008 (humbi me Tiranën, 2-1) dhe maj 2009 (fitoi me penallti pas barazimit 3-3 me Kombëtaren), Reali është klubi i dytë më i madh në botë që vjen në Shqipëri.

Kështu, në Tiranë do të vijnë yje si Kaka (erdhi edhe me Milanin), Kristiano Ronaldo, Raul Gonzales, Iker Kazijas etj. 

Numri i klikimeve - 470
  E Hene, 26 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›