E dashura e Berhamit mes femrave më seksi të futbollistëve

Kampionati Evropian 2008 startoi dhe bashkë me ethet e lojës në fushën e gjelbër, duket se nga tribuna kanë nisur të bëjnë tifo edhe gratë më të bukura të botës, pikërisht ato që quhen ndryshe femrat e futbollistëve. Revista e njohur “Nuts” ka klasifikuar femrat më të nxehta, që qëndrojnë aktualisht përkrah futbollistëve më të njohur, duke e zhvendosur vëmendjen e tyre nga televizioni dhe pasarelat, pikërisht në fushën e gjelbër, por duket se mes tyre renditet edhe e fejuara e futbollistit shqiptar, Valon Berhami. Elena Bonzani, e dashura e futbollistit shqiptar Valon Berhami, që luan për skuadrën zvicerane, renditet në listën e femrave më të bukura, madje ata prej kohësh duket se kanë konsoliduar lidhjen e tyre, edhe pse futbollisti i njohur nuk është shfaqur me të asnjëherë në Kosovë apo gjatë ardhjeve të tij në Shqipëri. Vetëm para pak kohësh ata festuan vitin e tyre të parë së bashku. Elena Bonzani dhe Valon Behrami nuk rrinë veçmas asnjë minutë. Idhulli i ri i tifozerisë e ka mbledhur mendjen të jetë njësh me të dashurën e tij. Të dy janë bashkë prej 1 viti dhe nuk kanë ndërmend të ndahen. Ai, sipas asaj që thonë të gjithë, nuk është “latin lover”, si ata që njohin, por një i fejuar i ëmbël. Elena është studente për Shkenca Komunikimi dhe bashkëpunëtore në emisionin e Simona Ventures dhe preferon të jetë prezente në fushën e televizionit ose në kinema.