E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kore, vetëvrasje në grup pas njohjes në web

Në vendet orientiale është duke u përhapur me shpejtësi një metodë e re e vetëvrasjeve. Persona të ndryshëm, që nuk e njohin njëri-tjeterin, takohen online në web dhe vendosin që të bëjnë vetëvrasje në grup. Kjo gjë ka ndodhur në Korenë e Jugut së fundmi, ku 5 persona, tre meshkuj dhe dy femra, janë takuar online në ëeb dhe kanë vendosur që të kryejnë vetëvrasje në grup. Ata janë takuar pranë një lumi dhe kanë kryer aktin. Ky fenomen është mjaft i përhapur në Japoni dhe në Korenë e Jugut, por raste të tilla vetëvrasjesh kanë ndodhur edhe në Norvegji, Suedi, Gjermani, Shtetet e Bashkuara etj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›