Paltrow, një 39-vjeçare në super formë
Pavarësisht se vitet ikin, aktorja Gwyneth Paltrow vazhdon që të ketë një formë të shkëlqyer dhe të jetë seksi. Këtë e ka treguar me fotot e publikuara në Vanity Fair, ku aktorja shfaqet më e mirë se kurrë. Gjithsë sekreti i formës së 39-vjeçares, është disiplina e hekurt që ajo ndjek. Aktorja është shprehur se zgjohet nga gjumi që në orën 04:30 dhe bën joga e më pas ushtrime fizike. Ndërkohë, ajo i jep një rëndësi të veçantë ushqimit.